Site icon PrishtinaPress

Hoti: Krahas hetimit për sulmin terrorist, duhet të normalizohet jeta e qytetarëve në veri

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është shumë e rëndësishme që krahas hetimit për sulmin terrorist ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit, të normalizohet jeta e qytetarëve në komunat e banuara me shumicë serbe në veri, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se hetimi duhet të shtrihet edhe në Serbi, si pjesë e një hetimi ndërkombëtar që duhet të ndërmerret për këtë sulm.

E sipas tij, për normalizimin e jetës së përditshme në veri, duhet të vendoset vendoset komunikim i ngushtë me komunitetin serb në çdo lokalitet përmes këshillave lokale për t’i mbajtur të informuar dhe për t’i siguruar se do të kenë mbrojtjen e nevojshme.

“Pikat kufitare duhet të hapen sa më parë dhe të normalizohet qarkullimi, por edhe të sigurohet mbikëqyrje e plotë e vijës kufitare nga ana e KFOR-it. Ndërkaq, zgjidhja e përhershme afatgjate në veri duhet të jetë politike, përmes dialogut, dhe në koordinim të plotë me aleatët euro-atlantik, në veçanti SHBA-në”, janë hapat tjerë që duhen ndjekur, sipas Hotit.

Është shumë e rëndësishme që, krahas hetimit për sulmin terrosit, të normalizohet jeta e qytetarëve në komunat në…

Posted byAvdullah Hotion Friday, September 29, 2023

Exit mobile version