Site icon PrishtinaPress

Hoti: Kosova ka nevojë për Qeveri me kompetenca të plota kushtetuese

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka nevojë për një Qeveri me kompetenca të plota kushtetuese.

Hoti ka pohuar se “Suspendimi i demokracisë përmes suprimimit të lirive themelore të njeriut nga Qeveria e shkarkuar, duke shkelur Kushtetutën, duke bankrotuar ekonominë, pa asnjë konsideratë nuk mund të mbulohet me nisma ligjore parciale”.

“Në cilëndo situatë, këto nisma ligjore nuk do të arrijnë të hyjnë në fuqi në kohë për të qenë në shërbim të menaxhimit të pandemisë. Kosova ka nevojë për Qeveri me kompetenca të plota kushtetuese, Qeveri legjitime që merr përsipër të krijojë konsensusin e nevojshëm shoqëror për të mobilizuar të gjitha mundësitë, brenda dhe jashtë Kosovës, për të përballuar pasojat ekonomike e sociale të pandemisë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti ka thënë se këtë mund ta bëjë vetëm një kryeministër e një qeveri normale, jo konfrontuese, me mentalitet demokratike e respektim të ligjit dhe Kushtetutës.

Exit mobile version