Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar pezullimin e punimeve në rrugën R108, shkruan Veriu.Info
Një pjesë e kësaj rruge prekë zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit. Hoti këtë kërkesë e ka arsyetuar me respektimin e legjislacionit në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Nëpërmjet një komunikate, Qeveria ka bërë të ditur se do të mbështetë shqyrtimin e të gjitha mundësive ligjore dhe praktike për të kompletuar këtë rrugë që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Malit të Zi. /Veriu.Info