Site icon PrishtinaPress

Hoti jep lajmin jashtëzakonisht të rëndësishëm për tërheqjen e 10% të Trustit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u tha deputetëve se së shpejti do të kenë në Kuvend ligjin për tërheqjen e dhjetë përqindëshit nga “Trusti”.

“Do të ju vjen shpejt në Kuvend ligji që mundëson tërheqjen e 10 për qind të mjeteve nga Trusti Pensional bashkë edhe me masat e tjera për ndryshimin e ligjit për AKP’në dhe një sërë ligjesh tjera që mundësojnë realizimin e masave të rimëkëmbjes ekonomike”, tha Hoti para deputetëve.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se gjithçka është gati dhe me miratimin e rishikimit të buxhetit menjëherë do të ekzekutohen pagesat prej 170 dhe 130 eurosh.

“Rishkimin e buxhetit e kemi trajtuar me prioritet, e kemi sjell në Kuvend dhe më vjen mirë që kaloi në lexim të parë dhe unë pres që brenda javës të sjellët në seancë për të kaluar në lexim të dytë dhe pastaj të shkojmë menjëherë me pagesën e 170 eurove dhe 130 euro”, shtoi ai.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti ka planifikuar ndryshimet ligjore të Trustit për tërheqjen e 10 përqindëshit të kontributeve pensionale para moshës së pensionit. Hoti, në programin qeverisës në një nga masat e pakos së rimëkëmbjes ekonomike, ka paraparë ta fusë në ekonomi një përqindje të këtij fondi.

Exit mobile version