1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Jemi gati në atë pikë, kur Serbisë do t’i themi ‘mjaft është mjaft’

Kryeministri Avdullah Hoti tha se Kosova është gati në pikën që t’i thotë Serbisë se mjaft është mjaft. 

Ai këtë e quajti arritje dhe thotë se është rezultat i veprimeve të marra vetëm brenda javës që është në krye të ekzekutivit, duke iu referuar heqjes së reciprocitetit.

“Ne kemi dialoguar me Serbinë që nga viti 2011 dhe tash jemi në një situatë specifike. Jam i bindur se ngadalë po shkojmë në një pikë ku mund t’i themi Serbisë ‘mjaft është mjaft’. Marrëdhëniet tona duhet të mbyllen me njohje reciproke. Kosovën e kemi vendosur në një pozicion më të favorshëm në dialog dhe me marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë”.

“Prandaj, duke e parë interesimin e SHBA-së dhe vendeve të Quintin jemi gati në pikën kur Serbisë mund t’i thuhet mjaft është mjaft”, tha Hoti në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai tha se i është dashur të merr kosto politike qysh në ditët e para me vendime që ai i quajti të mëdhenj.

“Të enjten e kam marrë mandatin, të premten kemi miratuar programin qeverisës, të shtunën rregulloren dhe miratimin e kërkesave për t’i hapur rrugë procesit të dialogut”.

Kryeministri gjithashtu thotë se po keqinterpretohet tregtia dhe qarkullimi i mallrave me Serbinë dhe u shpreh i bindur se zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, për dallim nga Serbia, do ta sjellë Kosovën në një pozitë më të fortë ndërkombëtarisht dhe në dialog.

“Ne jemi Qeveri e përgjegjshme dhe ne kemi një partneritet me miqtë tanë, SHBA dhe disa vende të BE-së. Këtu jemi në vitin 2020 në Kosovën e pavarur falë mbështetjes së plotë dhe të pakursyer të miqve tanë”.

“A duhet ta vendosim veten në pozitë ku krejt presioni ndërkombëtar të bie mbi ne apo të marrim hapa të mençur për të vendosur Kosovën në pozicion më të favorshëm? Unë zgjodha këtë rrugë për të ruajtur miqësinë speciale dhe marrëdhëniet e ngushta me miqtë tanë. Këshilla e tyre ka qenë që: Kryeministër duhet t’i largoni pengesat për dialogun për një kohë të caktuar!”, tha ai.

Hoti nuk tregoi se sa do të jetë koha që do të mbajë larg pengesat për rifillimin e dialogut, por tha se duhet të jetë i arsyeshëm, e që një tremujor iu duk i tepërt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img