-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Jam i shqetësuar nga vendimi i ambasadës së SHBA-së për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është thellë i shqetësuar nga vendimi i Ambasadës së SHBA-ve, për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Hoti ka pohuar se shqetësimet e tyre duhet të merren seriozisht.

“Vetëm një proces transparent, pa asnjë konflikt interesi apo ndikimi politik, siguron përzgjedhje mbi baza të meritës. Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, po punon në reformën në drejtësi, përfshirë vettingun. Ky proces do të sigurojë një sistem të drejtësisë transparent, me llogaridhënie të brendshme dhe kontroll reciprok”, është shprehur Hoti në Facebook.

Ndryshe, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se është tërhequr nga monitorimi në zgjedhjet e anëtarëve në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe kryeprokurororët.

Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada thotë se tërheqja nga monitorimi është bërë për shkak se këto procese janë “prishur rrënjësisht”.

“Meqenëse përfshirja e mëtejshme e Ambasadës mund të interpretohet keq si miratim i këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim pjesë. Prokurorët duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo përkatësisë politike ose lidhjeve”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img