Site icon PrishtinaPress

Hoti ironizon me Qeverinë Kurti: Së shpejti fillojnë punën Banka Zhvillimore e Fondi Sovran, s’do ketë më krizë

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka ironizuar me Qeverinë Kurti për Bankën Zhvillimore dhe Fondin Sovran. Themelimi i Bankës dhe Fondit, ishin premtimet kryesore të Kurtit, por deri tash s’ka ndonjë rezultat konkret.

Hoti ka përmendur shtrenjtimin e faturave të tatimit në pronë, shtrenjtimin e faturave të energjisë që pritet të ndodhë nga 1 prilli, 2.5 miliardë eurot e Trustit që s’ka kush t’i menaxhojë në mungesë të Bordit, që Banka Qendorore s’ka Guvernator dhe që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional.

Me ironi, Hoti ka thënë se të gjitha këto janë kaluese dhe të parëndësishme, sepse së shpejti do të fillojnë punën Banka Zhvillimore dhe Fondi Sovran dhe se më s’do të ketë krizë.

“Por këto janë kaluese e të parëndësishme. Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit! Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Exit mobile version