Hoti ka thënë se koalicioni i ‘punëve të mëdha’ ka kërkuar votat e arsimtarëve duke iu garantuar 30 për qind rritje pagash, përcjell prishtinapress.eu
Tutje, ai ka shtuar se kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren në konsideratë, pasi nuk po kërkojnë rritje të pagës, por trajtim të barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik.
Postimi i plotë në Facebook:
Dikur koalicioni i “punëve të mëdha” kërkonte votat e arsimtarëve, duke iu garantuar 30% rritje të pagave (shih videon). Tani me arrogancë u kërkojnë ndërprerjen e grevës. Mashtrimet elektorale kanë dalë sheshit.
Kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren në konsideratë, pasi nuk po kërkojnë rritje të pagës, por trajtim të barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik.
Zgjidhja është e thjeshtë:
- Qeveria të anulojë vendimin për dyfishimin e pagës për vete,
Projektligji i pagave të tërhiqet dhe të rishkruhet në konsultim me arsimtarët, mjekët, shërbyesit civil, policinë, zjarrfikësit, doganierët, inspektorët tatimorë, komunat dhe sektorët e tjerë