-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti ia kthen Haradinajt: Puna e zyrtarëve në kuadër të Task-Forcës vazhdon pa asnjë ndryshim

Pavarësisht që mori vendim për shuarjen e Task-Forcën Antikorrupsion, kryeministri Hoti thotë se puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të kësaj force vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale.

Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka thënë se të gjithë ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush.

“Puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të Task Forcës në Policinë e Kosovës vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale.

Të gjithë ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush.

Kushdo që ka dyshime për këtë, le të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar mbikëqyrje dhe sqarime për punën e secilit”, ka shkruar Hoti.

Ky reagim vjen edhe pas përplasjeve mes partnerëve në koalicion.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot tha se shuarja e Task-Forcës shkakton pasiguri juridike.

Sipas tij ka thënë se “në përmirësimin e institucioneve tona duhet të kemi plan. Çdo vendim pa plan, e i aty për atyshëm mund të kuptohet si ndërhyrje politike ose hakmarrje ndaj proceseve të pavarura”.

Qeveria Hoti më 19 tetor e ka shfuqizuar vendimin nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010, i cili vendim kishte themeluar Taskë-forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img