0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Hoti i shqetësuar me prokurimin publik dhe kontratat njëburimore

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ia ka shtruar disa pyetje qeverisë lidhur me prokurimin publik dhe kontratat njëburimore.

“ÇFARË PO NDODH ME PROKURIMIN PUBLIK? PSE PO RRITEN KONTRATAT NJËBURIMORE? PSE PO KONKURROJNË MË PAK OPERATORË EKONOMIKË?” ka pyetur Hoti në Facebook.

Sipas Hotit, janë dy zhvillime shqetësuese që po ngjajnë në prokurim publik gjatë qeverisjes aktuale.

“1. Gjatë vitit 2022, janë nënshkruar kontrata një burimore në vlerë 78.6 mil euro, një rritje prej 26.6 mil euro krahasuar me vitin paraprak, apo 51% më shumë. KEK-u është prijës në këtë drejtim: nga 44 mil euro vlerë të kontratave të nënshkruara nga KEK-u gjatë vitit 2022, 38% apo 16.8 mil i ka bërë me kontrata njëburimore”.

“2. Në vitin 2021, mesatarisht kanë konkurruar 4.0 operatorë ekonomikë për çdo tender, ndërkaq në vitin 2022 ka konkurruar 4.08. Ndërkaq, në vitin 2019 kjo shifër ka qenë 4.4 dhe në vitin 2020 ka qenë 4.8 (vit ky kur ka qenë pandemi dhe shumë biznese janë mbyllur)”.

Hoti ka thënë që një gjë e tillë është e dëmshme në dy aspekte.

“Kur lidhen më shumë kontrata njëburimore, atëherë buxhetit të shtetit i kushtojnë më shtrenjtë punët apo shërbimet që i prokuron dhe konkurrenca është e padrejtë”.

“Kur ka më pak konkurrues për çdo tender të hapur, atëherë kjo nënkupton se kompanitë private nuk besojnë se kontratat jepen sipas kritereve ligjore, sipas çmimit më të ulët dhe cilësisë më të lartë. Duket qartë se kompanitë besojnë se janë lidhjet dhe favorizimet që përcaktojnë se kujt i jepet tenderi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img