Site icon PrishtinaPress

Hoti i përgjigjet Kurtit për buxhetin: Mashtruesit kanë emër, e qepe thesin për shqiptarët, e hape për serbët

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministrit Avdullah Hoti, ka reaguar pas intervistës së Albin Kurtit.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se kryeministrit Kurti po krenohet për qepjen e thesit të shqyer, por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm për shqiptarët. Për jo edhe serbët e veriut.

“Krenohen se u teproi buxheti në fund të vitit 2022, sepse “e kanë qepur thesin e shqyer”. Por “qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët. E për serbët në veri e hapën thesin — 98 mil euro paguan për ta për energjinë. Mashtruesit kanë emër”, ka shkruar Hoti.

Kryeministri Kurti në një intervistë për RTV Dukagjin ka folur gjendjen ekonomike në vend dhe për të hyrat tatimore dhe deficitin buxhetor të vitit 2022 duke i krahasuar me vitit 2020.

Ai tutje ka thënë se nëse menaxhimi është ‘sikurse ka qenë në Qeverinë Hoti’, atëherë më mirë ‘unë të mos jam menaxher’.

Deficiti buxhetor në vitin 2020 ka qenë mbi 500 milionë euro ndërkaq, në vitin e kaluar është më pak se 50 milionë euro, 11 herë e kemi zvogëluar deficitin buxhetor, çfarë keqmenaxhimi ose mosmenaxhimi mund ta sjellë ketë. Nëse menaxhimi është siç ka qenë qeveria Hoti, ose qeveritë e mëhershme atëherë unë më mirë është të mos jem menaxher. Por, unë besoj pikërisht si menaxher kryesor jemi duke bërë punë shumë të mira. Tash punë e mbarë mu më kanë thënë shumë qytetarë tërë jetën”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version