0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoti i përgjigjet deputetes së PDK-së: I gatshëm t’ua ofroj listën e plotë të këtyre ekspertëve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e sotme ku po raporton lidhur me dialogun Kosovë-Serbi i është përgjigjur deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshit, e cila foli për takimet në nivel ekspertësh, duke e pyetur se kush janë ata ekspertët.

“Po thuhet se kemi takime në nivel ekspertësh, kush janë këta ekspertë të cilët po negociojnë në emrin tuaj si kryeministër, në emër të qeverisë dhe në emër të Kosovës”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Hoti u shpreh i gatshëm të ia ofrojë listën e plotë të këtyre ekspertëve, shkruan Indeksonline.

“Mund t’ua ofroj listën e plotë të këtyre ekspertëve”

Tutje, Hoti tha se vazhdimisht i ka ftuar në takim, por ata kanë refuzuar të takohen me të.

“Vazhdimisht iu ftoj në takime, por s’keni ardh. Une prap mbetem i hapur. Kur të doni ju, kur të ju përshtatet. Më ftoni, unë vi dhe ju informoj në detaje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img