12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Hoti i kërkon Izraelit të hapë Ambasadë dhe t’ia heq vizat Kosovës

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se po qëndron për vizitë në Izrael, ku është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Izrealit, të cilit i ka dorëzuar ftesën për vizitë në Prishtinë, gjatë tetorit.

Hoti ka njoftuar se në këtë takim ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave mes dy vendeve në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të udhëtojnë lirshëm, kërkesë e cila ka thënë se “u mirëprit jashtëzakonisht mire”.

Përveç heqjes së vizave, Hoti ka kërkuar edhe që të hapet sa më parë ambasada izraelite në Prishtinë.

Ndryshe, Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës në shtator të vitit 2020, kur Hoti ishte kryeministër. Kjo njohje ka qenë pjesë e një marrëveshjeje me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e nënshkruar në Uashington, më 4 shtator, 2020, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img