1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti i ashpër ndaj Osmanit: Po ndihmon pushtetin në shkatërrimin e marrëdhënjeve me SHBA

Ish-kryeministri Avdullah Hoti me një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se përse shefja e shtetit e cila njëherit është komandante e përgjithshme e Forcate të Sigurisë Kosovës nuk po e jep asnjë arsyetim se përse është përjashtuar Kosova nga ushtrimi më i madh ushtarak i vendeve të NATO dhe aleatëve të tyre, “Defender 2023”.

Deputeti i tanishëm i LDK’së madje kujtoi se në sitetmin tonë politik institucioni i presidentit është balancues, dhe për këtë arësye do të duhej të ndërmerrte masa ndaj opozitës.

Postimi i plotë:

Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon – “Defender 2023”.

Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në.

Si çdo republikë parlamentare, edhe Kosova e ka Presidentin posaçërisht për raste të tilla – për të mbajtur balancet institucionale dhe për t’ia pamundësuar mazhorancës veprimet që dëmtojnë interesat shtetërore duke ndjekur interesat e tyre elektorale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img