2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoti godet Qeverinë Kurti për subvencionimet: Shpërfaq varfërinë në dije të atyre që po qeverisin, s’kanë ide

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti. Këtë herë, për subvencionimet që po bën, duke përmendur subvencionimin e pajisjeve shtëpiake, atë të energjisë elektrike dhe subvencionimin e librave për nxënës.

Sipas Hotit, “kjo lloj politike buxhetore shpërfaq varfërinë në dije të atyre që po qeverisin”, duke thënë se më nuk mund të quhen as praktikantë.

Hoti ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka ide se si tërhiqen investimet, si prioritizohen investimet publike apo si sigurohet vlera maksimale për paranë e shpenzuar nga buxheti dhe se tash ia ka mësyrë shpenzimit të buxhetit përmes subvencioneve.

“Pas tri vitesh në qeverisje, është e qartë se ide nuk kanë për politika fiskale e buxhetore në kushtet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës vendore e të jashtme. Ide nuk kanë si tërhiqen investimet, si prioritizohen investimet publike, apo si sigurohet vlera maksimale për paranë e shpenzuar nga buxheti. Krejt çfarë dinë është subvencionimi përmes platformës ‘eKosova’, duke i kushtuar shtetit shumë më shtrenjtë”, ka shkruar Hoti.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/855623722591810?ref=embed_post

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img