Site icon PrishtinaPress

Hoti e lidh reagimin e Kurtit për arrestimet me mosdekretimin e Kryeprokurorit dhe insistimin për “kontrollin e Këshillit Prokurorial”

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha për kryeministrin Kurti se një kryeministër normal kur përballet me situatë si ajo që ndodhi dje, kërkon nga drejtësia hetim të plotë e të shpejtë, si dhe e vendos veten dhe vartësit e tij në dispozicion të drejtësisë.

Kurti mbrëmë përmes një video mohoi se ka korrupsion e keqpërdorim, por tha se tha se qeverisja e tij “përbën ndryshim rrënjësor karshi qeverisjes 20-vjeçare të Kosovës”.

“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit”, tha Kurti.

Për këtë deklaratë të Kurtit, Hoti po thotë se vetëm i rrit dyshimet.


“Dyshimet rriten edhe për faktin se ky nuk i përgënjeshtron ato për të cilat ndodhën arrestimet, e ku përmendet edhe emri i tij, por i shanë mediat, opozitën dhe organet e drejtësisë”.

Hoti tha se kjo mund të jetë arsyeja që përmes ligjit Kurti dëshiron, sipas tij, ta kontrollojë Këshillin Prokurorial, si dhe mosemërimi i kryeprokurorit të ri nga “ajo”, duke iu referuar presidentes Vjosa Osmani.

“Duket se kjo paska qenë arsyeja e insistimit të tij me çdo kusht, edhe pas opinionit të Komisionit të Venecias, që përmes ligjit ta kontrollojë Këshillin Prokurorial. Kjo paska qenë arsyeja pse ky nuk po i jep leje asaj ta dekretojë kryeprokurorin e ri. Kot e kanë”.

Exit mobile version