Zyra e kryeministrit të vendit, diten e mërkurë ka bërë njoftimin për tenderin e radhës.
Këtë herë, me anë të një tenderi kërkohet marrëveshje për “Shërbime të servisimit të automjeteve”.
Për tenderin në fjalë, Zyra e kryeministrit Hoti ka alokuar hiç më pak se 30 mijë euro.
Në njoftimin për kontratën thuhet se kërkohet servisimi dhe mirëmbajtja e 8 automjeteve për 36 muaj.
Takimi për hapjen e tenderëve do të bëhet më 13 nëntor.