-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti e hedh topin te PDK’ja: Po i presim për ta çuar në Kuvend demarkacionin

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se po e presin vetëm edhe vendimin e PDK’së që e përkrahë demarkacionit për ta proceduar pastaj për votim në Parlament.

Ai ka thënë se LDK e ka marrë veprimin pro votimit të shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi në mënyrë që të zhbllokohet procesi i liberalizimit të vizave.

“Si LDK ne vec e kemi marrë vendimin në Këshillin e Përgjithshëm të Partisë para që e mbështesim ratifikimin e demarkacionit. Ne po presim nga partneri tjetër i koalicionit, PDK, që të lëvizë në të njëjtin drejtim dhe në ditët e ardhshme dhe javët e ardhshme të lëvizim në Kuvend. Sepse i kemi shtjerrë të gjitha mundësitë”, ka thënë Hoti, për Zërin e Amerikës.

Megjithëkëtë, një pjesë e deputetëve të LDK’së, por edhe të PDK’së, kanë dalë në krahun e Opozitës dhe po e kundërshtojnë shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Madje, është paralajmëruar prej PDK’së se demarkacioni do të shkojë në Parlamentjavën e ardhshme derisa Qeveria i ka demantuar këtë njoftim, duke treguar se Shefi i Qeverisë deri të enjten e ardhshme do të jetë në Bruksel.

Sidoqoftë, edhe Isa Mustafa dhe Kadri Veseli, kanë paralajmëruar se nëse dështon votimi i shënimit të vijës kufitare në Parlament, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në të njëjtën kohë, Opozita ka iniciuar një mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë. Këtë nismë e kanë përkrahur edhe disa deputetë të PDK’së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img