Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog, njofton Zyra e Kryeministrit.
“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.
Më 1 korrik në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ishte vendosur për themelimin e Këshillit të Ekspertëve për dialog me Serbinë në kuadër të zyrës së Kryeministrit.
Këshillin e Ekspertëve do ta udhëheqë Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë.
Udhëheqës i Këshillit të Ekspertëve pas emërimit nga Kryeministrit Hoti do të jetë Skender Hyseni i cili do jetë njëkohësisht edhe këshilltar i kryeministrit.
Skender Hyseni pritet që pasnesër të udhëtojë për në Bruksel për të vazhduar dialogun me Serbinë në nivelin e ekspertëve.