-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti e Abrashi ftohen për raportim në komisione për projektet që lidhen me pikën kufitare në Merdare

Komisioni për Siguri dhe ai për Bujqësi kanë ftuar për raportim kryeministrin Avdullah Hoti dhe ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Hoti është ftuar të raportoj lidhur me dhënien e pëlqimit për hapjen dhe operacionalizimin e vetëm të pikës kufitare në Merdare, kurse Abrashi është ftuar që të raportojë lidhur me zotimet e dhëna në takimin e 4 shtatorit në Uashington për ndërtimin e akseve rrugore dhe hekurudhore që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë në drejtim të Merdares.

Kështu ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media, ku ka njoftuar se ftesat për raportim të Hotit dhe Abrashit i kanë bërë kryetarët e këtyre komisioneve që janë nga LVV-ja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Liburn Aliu.

Njoftimi i plotë:

Kryetarja e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, znj. Fatmire Kollçaku Mulhaxha dhe Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, z. Liburn Aliu, bazuar në përgjegjësitë e tyre dhe brenda fushëveprimtarive të këtyre komisioneve kanë ftuar Avdullah Hotin dhe Arban Abrashin për raportim.

Në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes është ftuar Hoti që të raportojë lidhur me dhënien e pëlqimit për hapjen dhe operacionalizimin e vetëm të pikës kufitare në Merdare, madje duke e trajtuar atë si pikëkalimi dhe jo si pikë kufitare në mes të dy shteteve. Po ashtu shpërfillja e hapjes edhe të pesë pikave tjera kufitare përgjatë vijës kufitare lë hije dyshimi të trasimit të rrugës për planet e Serbisë për të pamundësuar qasjen e institucioneve të Kosovës në pjesën veriore qoftë edhe përmes qarkullimit nëpërmjet pikave kufitare.

Ndërsa, Arban Abrashi është ftuar që të raportojë lidhur me zotimet e dhëna në takimin e 4 shtatorit në Uashington për ndërtimin e akseve rrugore dhe hekurudhore që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë në drejtim të Merdares, duke devijuar linjën hekurudhore për në Leshakë. Devijimi i linjës hekurudhore nga Leshaku për në drejtim të Merdares sipas kërkesës së Serbisë është në kundërshtim me interesat e Republikës së Kosovës. Ngjashëm me hapjen e vijës kufitare vetëm në Merdare, edhe akset rrugore dhe hekurudha në drejtim të njëjtë po bëhet ndër tjera për të shmangur kontrollin e Kosovës mbi veriun e vendit. Infrastruktura rrugore dhe hekurudhore në Kosovë duhet t’i përgjigjet interesave të shtetit të Kosovës dhe popullit të saj. Këto nuk duhet të konceptohen e ndërtohen si infrastrukturë që mundësojnë pretendimet e Serbisë dhe që pengojnë interesin e Kosovës për shtrirjen e sovranitetit në veriun e vendit.

Ditë më parë deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë dorëzuar edhe kërkesa tjera për të raportuar në komisione parlamentare lidhur me politikën e jashtme, ekonominë, të pagjeturit, viktimat e dhunës seksuale, Ujmanin, minishengenin, bisedat për Zajednicën, ata që po i quajnë të “zhvendosurit” dhe për shpenzimet e një delegacioni të stërmadh në Uashington. Ne presim që edhe kryetarët e komisioneve që drejtohen nga deputetë të partive tjera politike të veprojnë me përgjegjësi dhe të caktojnë mbledhjet e komisioneve siç janë kërkuar nga deputetët e Lëvizjes dhe të ftohen për raportim Avdullah Hoti dhe anëtarët tjerë të delegacionit të tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img