Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është duke raportuar në Kuvend për 100 ditëshin e qeverisjes së tij.
Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, Hoti po raporton para ligjvënësve nga përballja me pandeminë COVID-19, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vendit dhe bizneseve, dialogu me Serbinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Ai tha se gjatë kësaj qeverisjeje kanë kthyer normalitetin dhe sigurinë në jetën e qytetarëve dhe kanë rikthyer miqësinë e ndërtuar me dekada të cilat ishin dëmtuar.
“Në këtë 100 itë të qeverisjes tonë vlerësoj që kemi punuar shumë në parimet kryesore.
Prioritetet tona kanë qenë lufta kundër pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, forcimii i shtetit, luftimi i dukurive negative si korrupsioni.
Kemi arritur të mbajmë të mobilizuar sistemin tonë shëndetësor dhe infrastrukturën për të parandaluar përhapjen dhe për t’i trajtuar të prekurit.
Për këtë pandemic jemi sharë shumë në këtë Kuvend, por sot jei bërë shembull në rajon dhe më gjerë.
Kosova është hequr nga lista e vendeve të rrezikshme dhe ata persona që kanë shtrëmbëruar të dhënat e numrit të infekruarve për ta nnxjerrë vendin e tyre keq sot duhet të turpërohen”, tha ai.