4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Draft-statuti nuk do të përfundonte në tavolinën e bisedimeve pa dakordimin e Kurtit

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës njëherit, deputeti ngga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se nuk beson që draft-Asociacioni nuk ka arritur në tavolinën e bisedimeve me Serbinë pa dakordimin e Kryeministrit, Albin Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka ngritur edhe një pyetje mbi, siç pretendon ai, “dakordime të tjera” të Kurtit.

“Unë nuk besoj që ai draft do të përfundonte në tavolinën e bisedimeve më 2 maj 2023 pa dakordimin e Kurtit. Për çfarë tjetër është dakorduar Kurti?!”, ka shkruar ai.

Deputeti Hoti ka thënë se kreu i ekzekutivit neglizhoi çështjen e hartimit të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ndonëse edhe e kishte në dorë përmes Ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Sipas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, drafti i parë i Statutit të “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” do të përpilohej nga ekipi menaxhues prej 4 serbëve së bashku me MAPL-në, OSBE-në dhe BE-në. Ndërkaq, në Marrëveshjen e Parimeve për Asociacionin më 2015 parashihej që drafti i statutit të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese për opinion para se të miratohej në Qeveri, që përbënte një siguresë të plotë se statuti do të ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Megjithatë, Kryeministri Kurti këtë detyrë të përgatitjes së draftit të parë të statutit ua la në dorë vetëm 4 serbëve, pa përfshirjen e MAPL-së, OSBE-së dhe BE-së. Ai neglizhoi këtë çështje edhe pse e kishte në dorë përmes Ministrit të Pushtetit Lokal, z.Krasniqi, i cili sipas marrëveshjes e themelon këtë ekip. Dhe, duke qenë se e themelon, mund ta shkarkojë dhe t’i kërkojë llogari për punën. Duke pasur parasysh këtë, ishte absurd deklarimi i Kurtit se draftin e ka parë për herë të parë në tavolinë të dialogut në Bruksel më 2 maj 2023. Vetëm Kurti e di përse e lejoi ekipin menaxhues të prezantoj draftin në Bruksel pa e parë fillimisht vetë dhe pa u siguruar se në përgatitje të draftit ishte përfshirë edhe MAPL-ja, OSBE-ja dhe BE-ja”, ka shkruar Hoti.

Një ditë pasi prezantoi në Bruksel draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, qeveria e Kosovës shkarkoi nga detyra ekipin menaxhues që ishte themeluar nga qeveritë e kaluara të Kosovës.

Ishte Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ai i cili bëri të ditur lajmin.

I njëjti përbëhej nga katër persona njëherit, pjesëtarë të komunitetit serb, Danijella Vujiçiq, Jellena Bolloviq, Igor Kallamar dhe Dejan Radojkoviq.

Kordinatore e ekipit menaxhues ishte Danijella Vujiçiq, deputete në Kuvendin e Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img