1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Do të bisedohet në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, ftoj opozitën të jenë pjesë e procesit

Kryeministri Avdullah Hoti, pak ditë para nisjes për Uashington, ka thënë se vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, thotë se në çfarëdo takimi që ka pasur dhe do të ketë ai me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme.

“Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cenuar integritetin territorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës”, është shprehur Hoti.

“Sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik. Nisur nga kjo qartësi e plotë e procesit, unë nuk do të hezitoj të dialogojmë”, theksoi ai.

Hoti ka ftuar sërish opozitën të jetë pjesë e procesit të dialogut.

“Prandaj, i ftoj forcat politike në Kosovës, pozitë dhe opozitë, të jemi të unifikuar në këtë proces. Gara politike në mes nesh, që duhet të jetë demokratike dhe mbi baza të kushtetutës, mund dhe duhet të zhvillohet për tema të tjera të politikës, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe fushave të tjera”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka pranuar agjendën zyrtare për negociatat me Kosovën në Uashington, më 4 shtator, dhe se në të është vetëm një “pikë që është e papranueshme”.

Presidenti i Serbisë nuk specifikoi se për çfarë bëhet fjalë, por vlerësoi se pret befasi dhe negociata të vështira.

“Tema e vetme e bashkësisë ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën, pavarësisht nga agjendat, është njohja e Kosovës. Thelbi është që (Avdullah) Hoti dhe zyrtarë shqiptarë thonë se po shkojnë në Shtetet e Bashkuara për njohje. Kishte edhe deklarata jozyrtare nga udhëheqësit në rajon që do të nënshkruaj çka do që ofrohet në Uashington. Këtë e dëgjova me kujdes. Unë pres një befasi, nuk hezitoj ta them këtë, dhe do t’i kërkoj falje administratës amerikane nëse kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq për televizionin serb “Pink” të shtunën në mëngjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img