1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Dialogu nuk ka alternativë, do të udhëhiqet nga kryeministri

Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e saj të radhës. Në fillim të kësaj mbledhje, kryeministri Avdullah Hoti foli për çështjen e dialogut me Serbinë.

Hoti theksoi se dialogu nuk ka alternativë dhe se Kosova është e gatshme për këtë proces.

Ai gjithashtu bëri të ditur se procesi i dialogut do të udhëhiqet nga kryeministri.

“Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë. Ne duhet tregojmë përkushtim dhe gatishmëri si shtet që të hyjmë në këtë proces, Kosova është e përgatitur për këtë proces, është bërë një punë e madhe nga qeveritë e kaluara që tash është duke u sistemuar”, tha Hoti.

Hoti gjithashtu theksoi se “jemi duke punuar që të kompozojmë një ekip shtetërore që do të përfaqësoj Kosovën në këtë proces sigurisht kryesuar nga kryeministri”.

Qeveria e Kosovës, gjithashtu mori vendim që të themelojë Këshillin e ekspertëve për dialog me Serbinë.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj tha se ky këshill do të veprojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

“Këshilli i Ekspertëve bënë analiza specifike dhe këshillon kryeministrin dhe qeverinë për çështje të dialogut me Serbinë sipas temave që diskutohen në dialog, si dhe përgatit raporte, dokumente për pozicionin e Kosovës, dokumente analitike, faktografike dhe të tjera sipas nevojës. Kryeministri emëron koordinatorin shtetëror për dialog i cili udhëheq me punën e këshilli dhe njëkohësisht është këshilltar i kryeministrit dhe i përgjigjet drejtpërdrejt atij. Koordinatori për dialog është person kontaktues dhe koordinues në emër të kryeministrit me të gjitha palët përfshirëse për dialog”, tha Selmanaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img