Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, të martën kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimi ka pasur një theks të veçantë për sfidat që Kosova po përballet gjatë procesit të dialogut me Serbinë.
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, duke e vlerësuar atë si rrugën e vetme që mund të garantojë një epilog të suksesshëm për çdo proces të Kosovës.