4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoti del me 4 propozime anti-krizë për Qeverinë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka propozuar tri veprime që sipas tij e zbusin krizën “por që po mungojnë nga muaji mars”.

Ai tha se veprimi i parë është indeksimi i pagave, subvencioneve në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit.

Veprimi i dytë, Hoti thotë se është rritja e pagës minimale në sektorin privat.

Ish-kryeministri si veprim të tretë radhit uljen e TVSH-së nga 18 për qind në 8 për qind për disa produkte ushqimore që janë ende me 18 për qind TVSH.

I katërti veprim, sipas Hotit, është pezullimi i përkohshëm i akcizës në naftë.

Ai thotë se këto veprime e kanë mbështetjen e të gjitha palëve.

Po ashtu, Hoti ka thënë se Qeveria aktuale “po e zvogëlon qarkullimin në ekonomi dukem os implementuar qindra miliona euro investime kapitale”.

“Sikur të ishin futur në ekonomi qindra miliona euro përmes projekteve kapitale, krahas uljes së tatimeve, do të rritej kërkesa agregate dhe do të parandalohej thellimi i krizës. Të gjitha këto masa nuk paraqesin problem për deficitin buxhetor, pasi bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë. Këto veprime mund të merren menjëherë dhe jam i sigurt se e kanë mbështetjen e të gjitha palëve”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Për të ndihmuar qytetarët në përballje me inflacionin, Gjermania ka vendosur të ulë Tatimin në Vlerën e Shtuar në gaz dhe nxemje nga 19% në 7% duke filluar nga 1 tetor 2022 deri në prill 2024.

Në rastin e Kosovës, janë këto veprime që e zbusin krizën, por që po mungojnë nga muaji mars:

  1. Indeksimi i pagave, subvencioneve në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit,
  2. Rritja e pagës minimale në sektorin privat,
  3. Ulja e TVSH nga 18% në 8% për naftë dhe për disa produkte ushqimore që ende janë me 18% TVSH,
  4. Pezullimi i përkohshëm i akcizës në naftë.

Kjo qeveri jo vetëm që nuk po ul tatimet, por po e zvogëlon qarkullimin në ekonomi edhe duke mos implementuar qindra miliona euro investime kapitale.

Sikur të ishin futur në ekonomi qindra miliona euro përmes projekteve kapitale, krahas uljes së tatimeve, do të rritej kërkesa agregate dhe do të parandalohej thellimi i krizës.

Të gjitha këto masa nuk paraqesin problem për deficitin buxhetor, pasi bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë. Këto veprime mund të merren menjëherë dhe jam i sigurt se e kanë mbështetjen e të gjitha palëve./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img