0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Buxheti për 2021-tën së shpejti për miratim në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se vendi është në situatë specifike politike, porse është shprehur optimist se së shpejti do ta dërgojnë në Kuvend buxhetin për vitin 2021.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas miratimit të planeve të menaxhimit të aseteve të trashëgimisë kulturore, atij për Qendrën Historike dhe atij për Kalanë e Prizrenit.

Ai është shprehur i sigurt se buxheti do të dërgohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

“Jemi duke i zhvilluar disa konsultime (për buxhetin), shpresojmë që i kryejmë shpejt dhe e dërgojmë në Kuvend, siç e kemi dërguar edhe Ligjin për Rimëkëmbje”, tha ai.

I pyetur se si ndjehet qeveria pasi nuk po ka vota që të kalojë ligjet, Hoti tha se ndodhen në një situatë specifike.

“Jemi në një situatë vërtetë specifike politike, besoj se do ta tejkalojmë së shpejti”, tha ai.

Në fund, Hoti bëri të ditur se po vazhdojnë konsultimet për zgjidhjen e çështjes së postit të presidentit.

Ndërsa në pyetjen se a është duke diskutua për çështjen e presidentit me partitë politike ai shkurt tha se, kjo çështje është temë diskutimi.

Ndërsa në parim projektbuxheti për vitin 2021 nuk ka kaluar në Komisionin për Buxhet dhe Transfere./kp/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img