0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Hoti bojkotoi seancën, por në Shtëpinë e Bardhë kishte nënshkruar pikën për mbështetje të homoseksualëve!

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë Projektkodin Civil të Republikës, në seancës e së mërkurës.

Pika që deputetët kishin mospajtime ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Mirëpo, ajo që ra në sy ishte bojkoti thuajse i një numri të madh të deputetëve të LDK-së, e në veçanti i ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, shkruan Indeksonline.

Ky i fundit, që s’mori pjesë në këtë seancë të Kuvendit të Kosovës, me 14 shkurt të 2020-ës së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishin nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Poashtu, edhe ish-zv/kryeministri, Driton Selmanaj, edhe pse ishte i pranishëm në sallë, nuk votoi fare.

Pika e 10 që kishte marrë zotimin nga Hoti ishte rreth mbështetjes së LGBTI-së. “Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë”.

https://gdb.rferl.org/a0d4bfbf-0ea7-4406-a85b-33a7ff0ce3ce_w1023_r1_s.jpg

Kujtojmë se në momentin e votimit, në sallë ishin të pranishëm 77 deputetë. 28 deputetë kanë votuar pro 29 kundër dhe 4 deputetë kanë abstenuar. Vlen të theksohet se votat kundër ishin për të ndaluar që të mundësohet kjo bashkësi civile.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img