Site icon PrishtinaPress

Hoti: Ata në Hagë janë heronj dhe jo kriminelë

Njëri ndër pjesëmarrësit e Marshit për Drejtësi që ka filluar të mbahet në Prishtinë, është edhe Andin Hoti, djali i veprimtarit të zhdukur, Ukshin Hoti.

“Ata në Hagë janë heronj dhe jo kriminelë  siç po i quan kjo gjykatë. Lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër”, tha ai për RTK, transmeton Paparaci.

Sipas tij, marshi që po mbahet në Kosovë dhe ai që do të mbahet në Hagë, janë mesazhe që ata atje nuk janë vetëm.

Marshin e organizuar nga platforma “Liria ka emër” e kanë përkrahur edhe LVV-ja, AAK-ja, Nisma Socialdemokrate si dhe PSD-ja.

Exit mobile version