Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti akuzoi ministrin e financave, Hekuran Muratin se po i mashtron qytetarët me shifrat për raportin vjetor financiar për vitin 2023.
“S’mundesh në çdo përgjigje ta mashtrosh opinionin. Secilën përgjigje që je duke e dhënë, je duke mashtruar opinionin”.
“Si po flet për 300 milionë euro? 159 milionë, 184 milionë – t’u kanë rrit për nja 25 milionë. Atë që po them unë është se kjo rritje për 25 milionë e tatimit në korporata, ka ardhur kryesisht nga rritja e fitimit në sektorin bankar, e jo tek korporatat reale”.
“Për çfarë je duke folur ti për shifrën 300 milionë euro? 25 milionë t’u kanë rrit, vlerë tamam në terma realë”, i tha Hoti Muratit gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku po shqyrtohet raporti vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023.