3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Hoti akuza Kurtit: E kundërshtoi Asociacionin për të ardhur në pushtet, tash e pranon për të qëndruar në pushtet

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër është ujdia më e keqe që ka pasur mundësi t’i imponohet Kosovës. Ai thotë se Kurti e Osmani me këtë ujdi “betonizuan” një status-quo që do të zgjasë së paku 10 vite.

Hoti ka akuzuar kryeministrin Kurti se nuk e ka mbajtur dialogun në binarët e njohjes reciproke.

“Është marrëveshja me e keqe që ka pasur mundësi ta imagjinojë dikush”, deklaroi Hoti.

Hoti thotë se dialogu është filluar që në vitin 2011 dhe sipas tij janë arritur shumë marrëveshje të mira si për diplomat, energjinë, për pikat doganore e për shumë tjera.

“Kur unë kam marrë Qeverinë e kam mbyllur qasjen se do të negociohet për marrëveshje teknike. Kam negociuar gjatë me ndërkombëtarët dhe kam thënë se në dialog shkojmë vetëm për marrëveshje përfundimtare”.

Hoti thotë se Kurti i ka pasur dy pika të kryera për të pagjeturit dhe për bashkëpunim ekonomik dhe sipas tij dialogu është dashur të vazhdojë aty ku ka mbetur.

Deputeti i LDK-së thotë se tashmë është betonuar një status-quo e re që sipas tij pritet të vazhdojë për dhjetë vite.

“Serbia tashmë nuk e ka presionin për njohjen e Kosovës. Kurti e Osmani e kanë arrit një marrëveshje duke betonuar një status-quo të re”, ka deklaruar ndër të tjera Hoti./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img