Deputeti nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë se Trusti Pensional ka mbetur pa Bord dhe se si rrjedhojë 2.5 miliardë euro janë pa menaxhim.
Sipas Hotit, mungesa e Bordit mund të dëmtojë investimet e Trustit me qindra miliona euro për shkak se në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, s’mund të investohen në tregje financiare dhe se nëse ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, askush s’mund të bëjë ndryshime për të evituar këtë.
“Sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara. Në rast se ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, siç po ndodh muajve të fundit, askush nuk mund të bëjë ndryshime në portfolion e investimeve për të evituar uljen e vlerës së investimeve ekzistuese të Trustit”, ka shkruar Hoti.
Hoti ka thënë se Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së, duhet të japin llogari për këtë.
Personat përgjegjës sipas ligjit, që është Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së, duhet të japin llogari për këtë. Do të kërkoj mbledhje urgjente të Komisioni Parlamentar për Buxhet për të shqyrtuar këtë situatë. Mazhoranca që qeveris me vendin e ka refuzuar projektligjin për tërheqje të mjeteve nga Trusti. Tani, me neglizhencën e saj, po i dëmton me miliona euro qytetarët”, ka shkruar Hoti.