Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një kokë njeriu është gjendur brenda një qeseje në fabrikën e Kompanisë Ndërkomunale të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në Akrotiri, Chania.
Sipas mediave greke, koka u gjet gjatë procesit të selektimit të mbetjeve të përziera.
Fillimisht u dyshua se koka i përkiste një gruaje, por tashmë mendohet se i përket një burri aziatik.
Autoritetet policore që po hetojnë rastin dyshojnë se pjesët e tjera të trupit janë shpërndarë nëpër çanta apo qese të tjera.
Autoritetet greke janë duke punuar për identifikimit të viktimës, por duket se zgjidhja e krimit konsiderohet i vështirë, pasi për më tepër nuk është denoncuar asnjë rast zhdukjeje pranë qytetit Chania.