Site icon PrishtinaPress

Horoskopi për të martën, 19 Shtator 2023

Dashi

Do ndiheni të lumtur pranë atij që keni në krah dhe të gatshëm të hidhni çdo lloj hapi më tej. Për gjithçka do bashkëpunoni fort. Beqarët do kenë takime pa fund, po nuk do mund të nisin dot një histori serioze dashurie. Nëse dëshirojnë mund të përfitojnë për aventura kalimtare. Në planin financiar do ju duhet me patjetër të merrni disa para hua që t’ia dilni mbanë.

Demi

Mos u tregoni ironike me partnerin/es tuaj sot, por flisni hapur për gjithçka që mendoni. Në këtë mënyrë lidhja juaj do ecë në rrugën e duhur. Beqarët nuk duhet ta humbin për asnjë moment shpresën se do e gjejnë princin e tyre të kaltër. Sot mund të ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Në planin financiar do arrini t’i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur.

Binjakët

Do jeni shumë pesimistë për vazhdimësinë e jetës suaj në çift gjatë kësaj dite duke parë ecurinë e saj kohët e fundit. Mos mendoni se të tjerët nuk kanë debate sepse ato janë normale për jetën. Beqarët më shumë gjasë do kenë takime impresionuese me persona të mrekullueshëm. Situata financiare do fillojë pak nga pak të stabilizohet.

Gaforrja

Do jeni shumë të përkushtuar ndaj punës sot dhe nuk do keni kohën e nevojshme për t’ia kushtuar atij që keni në krah. Shpjegojani atij situatën para se të mërzitet. Beqarët nuk do kenë as sot mundësi për të takuar princin e tyre të kaltër. Do ju duhet ende të presin. Financat do jenë goxha të mira, kështu që mund të përfitoni të kryeni ndonjë investim.

Luani

Do jeni shumë kritikë ndaj partnerit/es tuaj sot dhe kjo mund ta përkeqësojë marrëdhënien në çift. Tregohuni sa më të matur dhe mos kërkoni perfeksionin. Beqarët do bëjnë mirë të mos i besojnë të gjitha fjalëve që do ju thonë disa persona sepse do zhgënjehen shumë shpejt. Në planin financiar do jeni shumë të zotët dhe pak nga pak do e përmirësoni situatën.

Virgjëresha

Ditë e turbullt dhe e mbushur me debate të zjarrta kjo për të gjithë të dashuruarit. Herë pa here do ndiheni shumë keq dhe nuk do dini çfarë të bëni. Beqarët duhet t’i pranojnë ftesat që do ju bëhen sepse askush nuk do i detyrojë më pas të krijojnë një lidhje. Gjithçka do jetë në dorën e tyre. Financat nuk do jenë aspak të mira.

Peshorja

Lidhja juaj në çift do përforcohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Do përballeni me disa të papritura të cilat do ju afrojnë edhe më tepër me atë që keni në krah. Nëse ende jeni beqarë, sot takimet do jenë serioze dhe mbresëlënëse. Mos i humbisni. Në planin financiar nuk do keni vështirësi nëse nuk shpenzoni kuturu.

Akrepi

Mirëkuptimi dhe toleranca do mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Edhe pse herë pas here do keni konflikte gjithçka do zgjidhet shpejt. Beqarët nuk do jenë të privilegjuar në dashuri, por kjo nuk do të thotë që do kalojnë një ditë të mërzitshme. Në planin financiar shpenzoni aq sa ua mban xhepi që të mos keni vështirësi më vonë.

Shigjetari

Ditë paksa delikate kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do pranoni gjithmonë ato që do ju thotë partneri/ja dhe do veproni sipas mendjes suaj. Kjo do e përkeqësojë situatën. Beqarëve do ju ndryshojë jeta brenda disa orëve. Përgatituni për emocione dhe gëzim pa fund. Në planin financiar nuk do ketë probleme e vështirësi megjithatë kujdes me shpenzimet.

Bricjapi

Edhe ju do jeni të përkëdhelur nga yjet në planin financiar. Nuk do keni asnjë debat sado të vogël, përkundrazi pasioni do jetë i zjarrtë. Beqarët gjithashtu do fillojnë një etapë të re në jetën e tyre, mjaft romantike dhe të mbushur me emocione. Në planin financiar vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet në mënyrë që të mos keni probleme.

Ujori

Ditë e lumtur kjo për gjithë ata që janë në një lidhje. Do kaloni momente fantastike pranë të dashurit të zemrës dhe do dëshironi që dita të mos ketë një fund. Beqarët do jenë të stresuar në lidhje me një çështje profesionale dhe nuk do mendojnë aspak për jetën sentimentale. Në planin financiar Marsi do ju bëjë më të kthjellët dhe do i menaxhoni me kujdes të ardhurat.

Peshqit

Pritet që jeta në çift të mos ketë as problemin më të vogël gjatë kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mirë me partnerin/en tuaj dhe do e toleroni atë herë pas here. Në çdo rast do bashkëpunoni me të si një ekip i fortë. Beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri dhe do mbeten vetëm. Në planin financiar mos kërkoni të pasuroheni menjëherë.

Exit mobile version