-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Horoskopi për sot/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Të kënaqur me surprizat e dhuruara nga Jupiteri që bashkëvepron me Uranin do të jeni shumë aktiv. Sot me të vërtetë do t’ia kaloni bukur! Do të keni dëshirë t’i përkushtoheni studimit të lëndëve të reja: mbi të gjitha preferoni shkencën dhe matematikën.

Demi

Merrni pak kohë për t’u menduar mbi mundësitë e reja profesionale, që ju janë ofruar. Më mirë të mos merrni vendime bazuar mbi entuziazmin momental. Nëse vazhdoni të mos ndiheni në lartësinë e duhur në disa situata, ashtu do të dalë me të vërtetë. Me shumë optimizëm!

Binjakët

Sot jeni të dashur dhe të shoqërueshëm dhe do të keni raporte më të mira me familjarët dhe miqtë. Dhe me Uranin që ju favorizon, do të tejkaloni vështirë që do t’ju dalin. Për ata që janë beqarë, pritet të ketë një takim që do t’ju ngjallë emocione të mëdha.

Gaforrja

Plutoni parashikon vështirësi. Do të ndiheni nën trysni nga një sërë angazhimesh që do të keni. Do të shfaqen rivalitete dhe konkurrenca. Në familje pritet shumë nga ju dhe kjo ju vendos në vështirësi, duke bërë që të mos jeni tolerant.

Luani

Jupiteri, që ju favorizon, bëhet zëdhënës i lajmeve të mira, ftesa dhe risi të këndshme. Do të ndjeni emocione të këndshme të papërshkrueshme. Do të bëni disa ndryshime në shtëpi dhe gjithçka do të jetë edhe më e bukur se më parë.

Virgjëresha

Gjatë ditë së sotme nuk do të jeni në humor të mirë. Do të kundërshtoni çdo që thoni. Mos e ekzagjeroni, ndërkaq! Do të jeni i tendosur dhe personi i zemrës do të vendosë t’ju shpërfillë, duke ju lënë të vetëm të tejkaloni shqetësimin që keni.

Peshorja

Bashkëveprimi i Plutonit me Uranin, do t’ju nxisë të shfrytëzoni sugjerimet që merrni dhe do t’ju shtyjë të shprehni krijimtarinë tuaj. Në dashuri do të përjetoni atë ndjesi intimiteti dhe përkatësie që ju emocionon e që ju dhuron qetësi.

Akrepi

Mos e lini t’ju ikë një mundësi të bukur takimi për shkak të bindjes se nuk i përshtateni mjediseve të caktuara. Sigurisht që jeni i përshtatshëm. Provojeni që të besoni. Do të rropateni për të gjetur një ekuilibër midis lirisë vetjake dhe punës. Dhe në fund do t’ia dilni.

Shigjetari

Bashkimi i Hënës me Saturnin do të nxisë prirjen për t’u mbyllur në vetvete, duke mos shfaqur emocione dhe ndjenja. Sot jeni të shpërqendruar dhe nervozë. Por, për fat, humori i keq është i përkohshëm dhe dielli do të ndriçojë!

Bricjapi

Ditën e sotme do të jeni autoritar dhe konkret. Edhe pse, për shkak të kundërshtive të vogla, do të përjetoni momente të mira e të këqija. Dorëzohuni përpara fakteve: zemra ju rreh fort për një person të veçantë, që deri më tani e keni shpërfillur!

Ujori

Së bashku me Uranin, Mërkuri premton mrekulli! Është qershia mbi tortë për ata që duhen te përballen me një detyrë të rëndësishme në punë apo një provim. Jeni i qartë në mendime dhe keni një vizion të qartë për të ardhmen. Do ta doni atë që është risi.

Peshqit

Është dita e duhur për të kaluar momente të mira jashtë qytetit me miqtë. Dikush do t’ju bëjë të ëndërroni, do t’ju marrë për dore dhe do t’ju çojë në vende të shpirtit që nuk i keni njohur më parë. Kjo është mundësi e mirë për të gjetur personin e zemrës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img