1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Horoskopi i datës 7 mars 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

DASHI

Gjatë kësaj dite duhet të bëni më shumë përpjekje për të ruajtur qetësinë dhe për të mos u nevrikosur. Kujdes edhe me fjalët që do ju thoni të afërmve. Për ju që keni një lidhje do ketë momente shumë pasiononte, me çmenduri të vogla dhe me kënaqësi pafund. Shfrytëzojeni çdo çast deri në maksimum.

Ju beqarët do tërhiqeni shumë nga një person, i cili nuk është për ju. Edhe pse do e kuptoni përsëri nuk do mundin dot t’i shmangeni. Në punë gjërat nuk kanë për të qenë të lehta nëse nuk arrini të përqendroheni. Mundohuni të lini çdo gjë tjetër mënjanë dhe të fokusoheni tej objektivat. Financat nuk do jenë shumë të mira kështu që mundohuni t’i kufizoni sa të mundni shpenzimet.

DEMI

Intuita dhe arsyetimi do ju ndihmojnë gjatë kësaj dite për të zgjidhur edhe gjërat e lëna pezull. Në përgjithësi fari do jetë në anën tuaj. Situata për ju që keni në lidhje duket se më në fund po përmirësohet. Të gjithë do i shohin ndryshimet tuaja. Shfrytëzojeni sa më tepër çdo moment dite për të qëndruar pranë partnerit. Sipas Horoskopit.vip, nëse jeni ende vetëm do keni një takim, por nuk do ndiheni rehat. Kërkojeni tjetërkund dashurinë. Në punë, vështirësitë e kohëve të fundit do të shterojnë. Do jeni dëgjues më të mirë dhe idetë që keni do i diskutoni paraprakisht me kolegët. Planetët sugjerojnë të merreni më shumë me çështjet financiare. Mund të bëni edhe ndonjë investim për diçka.

BINJAKËT

Në shumë momente do jeni konfuzë sot dhe nuk do jeni të qartë për hapat që do hidhni. Mund te bëni gabime për të cilat do pendoheni. Ju të dashuruarit nuk duhet të prisni fundin e ditës për t’u takuar me të dashurin e zemrës tuaj. Sapo të keni një mundësi flisni me të dhe i thoni të vijë tek ju. Ju pret një ditë shumë e bukur dhe plot ndjenjë. Ju beqarët duhet të përfitoni sa më tepër nga kjo ditë për të dalë nëpër takime. Pranojini ftesat që iu bëhen. Në punë asgjë nuk do funksionojë ashtu si ju e keni menduar megjithatë nuk duhet ta lëshoni aspak veten. Pranojini gabimet dhe kërkoni bashkëpunim nga kolegët më të besuar. Situata financiare do përmirësohet, mos u shqetësoni fare, megjithatë mos bëni shumë blerje.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do dini të përshtateni me çdo situatë dhe në përgjithësi do kaloni një ditë mjaft të këndshme. Ju të dashuruarit do keni momente plot ngjyra dhe do përjetoni emocione të forta. Nëse nuk jeni martuar filloni të bëni plane. Për ju beqarët do jetë ditë e mrekullueshme. Do dilni e do argëtoheni shumë me miqtë dhe do njihni një person shumë të veçantë. Mos e lini t’iu ikë nga duart. Në punë do ju dalin të papritura të pakëndshme që do ua turbullojnë çdo gjë. Nuk keni për të arritur dot atë që dëshironi. Kujdes me financat.  Ato nuk do jenë të mira dhe nuk duhet të gaboni duke bërë shpenzime pa kufij.

LUANI

Edhe pse do jeni optimistë gjatë kësaj dite duhet të tregoheni edhe pak më të kujdesshëm me hapat  që do hidhni. Mos u nxitoni për asgjë. Ju të dashuruarit duhet të tregoheni të matur. Do keni keqkuptime me partnerin dhe debate prandaj mirë është të jeni më diplomatë dhe të kujdesshëm. Zgjidhni fjalët e duhura për të kërkuar diçka.

Ju beqarët do kërkoni më shumë se kurrë një lidhje të qëndrueshme, por sot nuk do keni fat. Në punë gjërat nuk do rrjedhin ashtu si i kishit ëndërruar dhe kjo do ua shtojë ankthin. Gjithsesi po bëtë durim dhe po nuk u nxituat për asgjë situata edhe mund të rregullohet shpejt. Financat nuk do jenë të mira. Nëse ju duhet të bëni shpenzime, tregohuni të kujdesshëm.

VIRGJËRESHA

Ka rrezik të mos arrini dot ta frenoni veten tuaj sot dhe të futeni në probleme. Edhe mendimet do i keni të paqëndrueshme. Nëse keni një lidhje do mbizotërojë tensioni dhe do ketë debate. Gjithsesi kjo nuk duhet t’iu pengojë të thoni me zë të larte ato që mendoni. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një dashuri shumë të bukur. Do kaloni një ditë goxha romantike. Në punë nuk do jeni mjaftueshëm të ndërgjegjshëm për situatën në të cilën ndodheni. Mundet të kapeni për gjëra elementare me kolegët dhe do ju duket sikur ua kanë ata fajin. Me financat do keni fat dhe ato do fillojnë të rriten pak nga pak. Përgatisni ndonjë udhëtim të shkurtër sepse të gjitha kushtet  do i keni.

PESHORJA

Gjatë gjithë kohës do ndiheni të turbullt gjatë kësaj dite dhe mund të bëni çmenduri për të cilat do pendoheni. Ju të dashuruarit do keni një ditë me shumë tension, por edhe me shumë pasion. Si fillim do keni mosmarrëveshje dhe inate me njëri- tjetrin, por nga fundi i ditës çdo gjë do rregullohet dhe ju do pajtoheni. Për ju beqarët pritet një ditë e veçante dhe me emocione të forta. Mos e lini pa e shfrytëzuar sepse do pendoheni më pas. Sipas Horoskopit.vip, në punë bëni kujdes me disa propozime që do ju bëhen sepse po i pranuat do ju shfrytëzojnë. Ecni me parime dhe mos nxitoni për asgjë. Me buxhetin nuk do keni probleme. Bëni dhe shpenzime, por gjithmonë duke pare gjendjen e portofolit

AKREPI

Neptuni do përballet me Hënën sot dhe do jeni shumë ëndërrimtarë. Do i shihni gjërat në një mënyrë ndryshe dhe larg realitetit. Nëse keni një lidhje mos e izoloni veten dhe shprehini më shumë ndjenjat që keni për partnerin. Në këtë mënyrë edhe ai do e kuptojë më mirë sesa e doni. Do ndiheni edhe vetë të çliruara. Ju beqarët do hapni një faqe të re në jetën tuaj dhe dashuria do lulëzojë. Në punë, mënyra juaj e veçantë për të rregulluar çdo çështje do ju ndihmojë të dilni nga qoshsokaqet ku jeni futur. Do jeni më progmatikë dhe më origjinalë. Gjendja financiare nuk do jetë aspak e mirë. Kujdes, kujdes dhe vetëm kujdes! Mendohuni mirë para se të bëni ndonjë shpenzim sado i vogël të jetë.

SHIGJETARI

Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite mundohuni të mos e mbivlerësoni veten dhe të mos tregoheni mendjemëdhenj. Për ju të dashuruarit pritet të vijë një ditë shumë premtuese. Fati do ju ndihmojë dhe mjedisi do jetë mjaft harmonik. Përfitoni sa më të mundeni. Nëse zemra juaj është ende e lirë do keni mundësi të takoni dashurinë që keni ëndërruar prej kohësh. Në punë asgjë nuk ka për të shkuar si e kishit menduar. Mos u sforconi kot, por merrini gjërat si t’iu vijnë. Mund të keni edhe vonesa dhe do merrni disa kritika nga shefat. Në planin financiar nuk do keni shumë fat, por as surpriza të këqija. Mundohuni të menaxhoni mirë buxhetin tuaj dhe mos bëni shpenzime marramendëse.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite nuk do e keni vizionin shumë të qartë dhe nuk do e keni të lehtë të zgjidhni rrugën që duhet të ndiqni. Për ju të dashuruarit nuk do ndodhe ndonjë gjë e veçantë. Përgjithësisht do mbizotërojë një klimë e qetë dhe harmonike. Në fakt kishit nevojë për pak relaks. Ju beqarët do takoni dashurinë dhe do braktisni miqtë. Kujdes sepse do ua keni nevojën, por do jetë vonë për ta përmirësuar situatën. Përfitoni nga kjo ditë për të dale dhe për t’u argëtuar. Në punë do jeni disi më kreativë dhe do dini t’i joshni edhe kolegët që mendoni se mund t’iu ndihmojnë.  Do ndërmerrni përgjegjësi të reja dhe do ja dilni mbanë. Financat do jenë pozitive. Mos u merakosni për paratë që do shpenzoni sepse buxheti do përmirësohet.

UJORI

Marsi do ju japë shumë qëndrueshmëri gjatë kësaj dite dhe pak nga pak do arrini të realizoni projektet që keni menduar. Nuk do ju mungojë as maturia. Nëse keni një lidhje, dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme në çift do iu bëjë të merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bërë më parë këtë, përsëri nuk është vonë. Ju beqarët do keni edhe takime, por ju ëndërroni shumë më lart. Do jeni përsëri të mërzitur sot. Në punë, Dielli dhe Marsi do ju japin vendosmëri dhe do ju bëjnë të ecni para me projektet e nisura. Nuk do hezitoni as të ndërmerrni ndonjë rrezik të vogël për të carë më para. Financat do jenë në përgjithësi të mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mirë sa do harxhoni.

PESHQIT

Gjatë gjithë kësaj dite do jeni në një njëjtën linjë me gjithë ata që keni pranë dhe kështu gjërat do ju ecin më mirë. Ju të dashuruarit do i jepni më tepër prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurt është që asgjë nuk do jetë ashtu si më parë dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Në punë do keni ide origjinale sesi të ecni para dhe si të realizoni më së miri detyrat që iu janë dhënë. Konkurrencë do keni, por nuk do ju bëjë përshtypje. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni nëpër duar. Matuni disa herë para se të veproni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img