3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Horoskopi i datës 27 shtator 2022

Dashi

Ka mundësi që gjatë kësaj dite të ndodhin disa gjëra ndryshe nga zakonisht që do ju bëjnë të reflektoni gjatë. Mund t’iu kërkoni falje edhe disa të afërmve. Për ju të dashuruarit pritet të ketë ndryshime rrënjësore pozitive në jetën sentimentale kështu që përfitoni sa më shumë të mundni. Besojini me tepër atij që keni në krah që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë. Nëse jeni beqarë, planetët do kujdesen veçanërisht për jetën tuaj sentimentale. Venusi do krijojë mundësi me shumicë për takime. Në punë do ju rizgjohet shpresa për të arritur shumë më lart. Formimi i fundit që keni marrë do ju ndihmojë tej mase. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por goxha i mirë. Shlyejini borxhet sot sepse nëse i lini për më vonë do iu bjerë të paguani më shumë dhe nuk do mundeni dot.

Demi

Në tërësi dita do jetë pozitive sot dhe pa probleme serioze. Do keni besim tek vetja dhe nuk keni për të pasur debate me të tjerët. Ju që keni një lidhje do jeni shumë romantikë dhe do krijoni një klimë të jashtëzakonshme në çift. Zemra do rrahë fort dhe nuk do doni të shkëputeni asnjë moment nga njëri-tjetri. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë me inat dhe me nxitim sepse do lëndohen e do vuajnë më vonë. Në punë shumë kolegë do ju shtyjnë drejt rrugës së gabuar, por një zë i brendshëm do ju nxitë të bëni kujdes. Financat do përmirësohen në mënyrë të paimagjinueshme falë një shpërblimi të majmë që do merrni.

Binjakët

Sot do jeni shumë më të hapur dhe tolerues falë ndikimit të madh të planetëve. Nëse keni një lidhje, mundohuni të gjeni sa më shumë momente të lira për t’i kaluar me atë që keni në krah në mënyrë që marrëdhënia mes jush të përmirësohet akoma më shumë. Po arritët të flisni edhe për disa pengje të pazgjidhura, një etapë e re e shumë ë bukur do fillojë për ju. Ju beqarëve do ju pëlqejë të rrezikoni dhe mund të joshni dikë që është i zënë. Në punë do ndiheni herë pas here nën presion dhe të lodhur, por nuk do dorëzoheni për asnjë çast. Me financat duhet thjesht të mos tregoheni impulsivë dhe gjithçka do jetë e qëndrueshme.

Gaforrja

Nuk do jeni gjithë kohës realistë gjatë kësaj dite dhe kjo mund të shkaktojë probleme të vogla. Ju që keni një lidhje do e filloni ditën me debate për paratë e përbashkëta. Pranojini gabimet sa më parë nëse doni që marrëdhënia të mos përkeqësohet. Ju beqarët nuk do jeni me këmbë në tokë dhe kjo ka për t’iu sjellë probleme në të ardhmen. Për fatin e mirë në punë do jeni disi më kreativë nga dje. Do ju vihen më në pah meritat. Nga ana tjetër do e shihni të udhës edhe shmangien e debateve me kolegët. Gjendja financiare do jetë shumë më e qetë se disa ditë më parë.

Luani

Mërkuri do e favorizojë qëndrueshmërinë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitë të jeni edhe më eksperimentues. Nëse keni një lidhje mos i shkoni kot së koti kundër atij që keni në krah, por reflektoni pak dhe do e kuptoni se në fakt keni të njëjtat ide dhe mendime. Ju beqarët do keni takime të përshpejtuara dhe as vetë nuk do e kuptoni sesi do ju ndryshojë rrjedha e jetës. Në punë aftësia që keni për t’u përshtatur e për të folur hapur do ju ndihmojë të ecni akoma më përpara. Sektori i financave do jetë më i bllokuar dhe do gjendeni herë pas here në vështirësi.

Virgjëresha

Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë sot për jetën tuaj dhe do iu japin zgjidhje për të gjitha problemet personale apo profesionale. Nëse jeni në një lidhje do jeni shumë më të disponueshëm ndaj partnerit dhe do diskutoni gjerë e gjatë me njëri-tjetrin edhe për të ardhmen. Sinqeriteti, ndershmëria dhe dëshira e mirë do bëjnë që gjërat t’iu ecin për mrekulli. Ju beqarët duhet të afroheni me atë që ju përshtatet më shumë në tërësi dhe jo me atë që iu josh, por nuk do mund t’iu sigurojë të ardhme. Në punë do jeni profesionistë dhe të pandalshëm. Çdo pengesë do e kaloni sa hap e mbyll sytë. Edhe çështjet financiare do jetë më të qeta.

Peshorja

Shumë planetë do ndikojnë negativisht në jetën tuaj sot dhe do e keni shumë të vështirë të përqendroheni. Ju të dashuruarit do e kritikoni herë pas here atë që keni në krah dhe kjo mund te krijojë një atmosferë të tensionuar. Nëse jeni beqarë, më në fund, do takoni dikë që do iu bëjë ta dashuroni marrëzisht. Jeta juaj do ndryshojë rrënjësisht për mirë. Zemra do i shtojë rrahjet. Për fat të mirë, në punë do ju bëhet një propozim i ri ose do iu jepet një funksion më i rëndësishëm. Pranojeni pa ngurruar. Financat do mbeten ende delikate kështu që shpenzimet duhen mënjanuar.

Akrepi

Turbullirat yjore do ju pengojnë sot të ecni përpara. Nga ana tjetër as ju nuk do jeni luftarakë. Nëse keni një lidhje do debatoni dhe do keni probleme të vazhdueshme me atë që keni në krah. Edhe pse do e kuptoni që i keni ju gabimet më të mëdha nuk do e ulni hundët aspak. Ju beqarëve as nuk do ju shkojë nëpër mend të kërkoni dashurinë sot dhe do ju pëlqejë jeta që bëni. Në punë do i ngatërroni të gjitha gjërat dhe në vend që të hidhni hapa para do ktheheni mbrapsht. Financat do kenë vështirësi serioze. Mos merrni hua, por kërkoni ndihmë për t’ia dalë me aq para sa do keni nëpër duar.

Shigjetari

Për shkak të kundërshtimit të Venusit me Marsin, gjërat nuk kanë për t’iu ecur mirë sot dhe do ndiheni keq në disa momente. Nëse keni një lidhje do acaroheni edhe për gjëra të vogla me partnerin dhe do thoni fjalë shumë të gabuara. Mund t’i kujtoni partnerit edhe disa ndere që i keni bërë. Ju beqarët do e keni të vështirë ta gjeni princin e kaltër pa pasur një mbështetje dhe kjo do ju brengosë. Në fakt miqtë, të cilëve do ju telefononi kanë angazhimet e tyre. Në punë do bëni gabime pas gabimesh dhe nuk shpesh do ndiheni plotësisht të rrënuar. As në planin financiar mos prisni përmirësime të mëdha. Kënaquni me aq para sa do keni.

Bricjapi

Të qetë dhe të dashur do tregoheni gjatë gjithë ditës sot dhe kjo do ju mbajë larg konflikteve. Gjithsesi inate të vjetra do mbani. Nëse keni një lidhje do i kushtoni rëndësi shumë të madhe atij që keni në krah dhe nuk do e lini asnjë moment të mërzitet. Duke parë sjelljen tuaj partneri mund t’iu bëjë edhe një premtim të madh. Ju beqarët nuk do keni mundësi shumë të mira për të filluar një lidhje serioze, por kjo gjë nuk do ju brengosë. Në punë do verifikoni me kujdes çdo gjë dhe do keni performanca të shkëlqyera. Edhe gjendja financiare ka për të qenë goxha e mirë.

Ujori

Sot do reflektoni gjatë para se të veproni dhe vetëm pasdite mund të merrni vendime në çdo fushë. Ju të dashuruarit mund të keni në mëngjes disa konflikte shumë të vogla, por që do kalojnë pa probleme serioze. Pas mesditës do pajtoheni e do dashuroheni marrëzisht. Për beqarët do paraqiten mundësi shumë herë më të mira nga më parë., mjafton që ata t’i shfrytëzojnë sa më shumë. Në punë mos keni frikë për asgjë sepse gjithçka do ju ecë sipas parashikimeve që keni bërë. Për ju nuk ka pengesa të pakalueshme. Paratë do jenë në një gjendje të kënaqshme.

Peshqit

Sot do jeni në humor të shkëlqyer dhe gati për të eksperimentuar çdo lloj gjëje. Nëse keni një lidhje do e mahnitni partnerin me gjestet dhe dashurinë që do i falni. Ai më në fund do ndihet gati për t’iu bërë propozimin e madh dhe pse jo për të filluar edhe një bashkëjetesë. Ju beqarët mos e frenoni veten. Nëse dikush do ju pëlqejë shprehjani ndjenjat. Në punë do ecni përpara duke përdorur argumentet e duhura. Askush nuk do ua kalojë dhe asgjë nuk do ju mposhtë. Pavarësisht orëve pak të gjata nuk do ndieni lodhje. Buxheti do fillojë të rehabilitohet. /Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img