Site icon PrishtinaPress

Horoskopi i datës 13 tetor 2022

Dashi

Dielli dhe Urani do ju bëjnë të jeni gjithë kohës nën tension sot. Në disa momente karakteri juaj do sjellë probleme. Nëse jeni në një lidhje kjo nuk do jetë një ditë perfekte. Në shumë momente do ndiheni keq pranë atij që dashuroni dhe do keni zënka të forta. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak ditë sepse mundësitë e sotme do sjellin veçse lidhje të paqëndrueshme. Në punë do keni dëshirë të bëni disa ndryshime rrënjësore, por më parë duhet të merrni aprovimin e shefave. Bëni pak durim që të dilni të fituar. Buxhetin do e mbani nën kontroll gjatë gjithë kohës dhe nuk do ju dalin aspak probleme.

Demi

Dielli do ndriçojë çdo gjë gjatë kësaj dite dhe do kaloni vetëm momente të këndshme. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione të njëpasnjëshme me partnerin dhe do ndiheni gati edhe për të hedhur hapat e mëdha. Jeta juaj do marrë një kthesë totale. Edhe ju beqarët do keni të njëjtin fat. Mund të afroheni me një mik fëmijërie të cilin kishit vite që nuk e takonit. Në punë do jeni kurajozë dhe nuk do trembeni nga ngarkesa që mund t’iu jepet. Në çfarëdo profesioni që të jeni do keni fat. Situata financiare do ketë zhvillime pozitive dhe mund të shpenzoni pak më tepër pa pasur frikë.

Binjakët

Saturni do ju bëjë të reflektoni më shumë të për ardhmen sot dhe do bëni disa ndryshime. Nëse keni një lidhje ka rrezik t’iu lindin disa mosmarrëveshje që duhen zgjidhur sa më parë. Po gabuat gjërat do ju marrin tatëpjetën përgjithmonë. Mos i dëgjoni personat rreth e rrotull sepse ju kanë zili. Nëse jeni beqarë më mirë dilni argëtohuni me miqtë sot sepse mundësitë për të gjetur dashurinë do jenë të pakta. Në punë duhet të ndërmerrni dhe rreziqe për të arritur aq lart sa dëshironi. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por të paktën tentoni njëherë. Gjendja financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por përgjithësisht e qetë.

Gaforrja

Disa takime me persona të huaj do ju sjellin ndryshime në jeta sot. Nëse keni një lidhje zemra do ju rrahë edhe më fort. Partneri do ju dashurojë pafundësisht dhe do ju bëjë ta adhuroni më shumë jetën pranë tij. Nuk do mungojnë as fjalët e as gjestet e ngrohta. Nëse jeni beqarë sytë do ju shkëlqejnë, zemra do ju rrahë dhe do ju duket se jeni në një ëndërr. Në punë keni për të marrë një lajm të rëndësishëm që keni pritur gjatë. Ja që ndonjëherë është më mirë kur ja lë gjërat kohës. Buxheti nuk do jetë i keq, prandaj po u treguat të arsyeshëm me shpenzimet gjendja do qëndrojë shumë e mirë edhe më vonë.

Luani

Nëse tregoheni aventurierë gjatë kësaj dite keni për të pasur probleme. Merrini gjërat më seriozisht sepse nuk keni kohë për të humbur. Ju të dashuruarit do ndiheni shumë konfuzë dhe në disa momente nuk do dini as çfarë hapash të hidhni me atë që keni në krah. Nëse jeni ende beqarë do bëni zgjedhjet më të mira dhe jeta do ju ndryshoje menjëherë. Gjithçka për ju ka për të qenë shumë më e veçantë. Në punë do jeni shumë të motivuar dhe keni për të arritur goxha rezultate. Gjithsesi po luftuat më fort do jetë akoma më mirë. Buxheti do jetë i mirë dhe do përmirësohet akoma më tepër nëse vazhdoni të shpenzoni me kujdes.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do keni ide shumë të mira si ta bëni çdo moment sa më interesant dhe do i konkretizoni ato që nga një. Jeta juaj në çift do konsolidohet edhe më tepër. Do jeni më të logjikshëm me ato që do i thoni partnerit dhe mund të merrni vendimet të mëdha. Nëse jeni beqarë do ndihmoheni nga disa të afërm dhe do gjeni personin që do iu përshtatet më tepër. Për ju do filloje një epokë e re. Në punë do keni më shumë fat se më parë dhe çdo projekt do e përfundoni me shumë sukses. Financat do i menaxhoni me shumë përkujdes dhe nuk do keni asnjë tronditje në këtë sektor.

Peshorja

Për ju ka për të qenë një ditë pozitive. Do i merrni gjërat shumë seriozisht në çdo sektor. Nëse keni një lidhje përfitoni për të folur më hapur me partnerin dhe për te marre vendime të rëndësishme. Do jeni të dyja palët në humor dhe do jepni më të mirën nga vetja. Nëse jeni beqarë do flirtoni gjatë gjithë kohës, por për fat të keq nuk do ja dilni dot të bëni për vete asnjë person. Sot nuk do jetë dita juaj më me fat, megjithatë nuk do ndieni mërzitje. Për punën do jetë ditë e përkryer. Mund të guxoni edhe të filloni projektin e madh sepse tashme janë krijuar të gjitha kushtet. Në planin financiar mirë është të mos rrezikoni shumë pasi në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Akrepi

Do keni moral shumë të fortë gjatë kësaj dite dhe mund të kaloni çdo lloj prove pa pasur asnjë problem. Bëni vetëm kujdes nga disa persona gënjeshtarë e hipokritë. Ju çiftet, edhe pse jeni në një lidhje do flirtoni me persona të tjerë dhe kjo do nxisë grindje me partnerin. Në fakt nëse nuk e doni me atë, me mire te ndërprisni menjëherë lidhjen Ju beqarët as që do mendoni ta ndryshoni statusin edhe pse në fakt mundësitë që do ju paraqiten do jenë të mira. Në punë do jeni dinamikë dhe do dini më së mirë se çfarë duhet të bëni në çdo situatë. Idetë tuaja do i shprehni pafundësisht. Buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni.

Shigjetari

Ditë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja. Në shumë raste do bëni ju gabime me sjelljen. Nëse keni një lidhje partneri do jetë i gatshëm t’iu dashurojë pa dorashka dhe t’ua shprehë ndjenjat pafund, por duhet që ju ta lejoni. Mos u tregoni të egër sepse vetëm sa do e largoni atë nga vetja. Ju beqaret do mendoni vetëm për lidhje serioze dhe afatgjata prandaj nuk do preferoni të dilni me personat që do ju ftojnë të nisni aventura kalimtare. Në punë tregohuni të matur me hapat që do hidhni dhe mos besoni verbërisht tek disa kolegë që do hiqen si të mirë. Në planin financiar fati nuk do jetë me ju kështu që bëni llogari para se të shpenzoni.

Bricjapi

Mundohuni të mos i lini gjërat e sotme për nesër sepse keni për të pasur probleme. Gjithmonë kontrolloni nervat e të mos e lini veten pas dore. Nëse jeni në një lidhje përkëdhelni dhe shprehjani dashurinë atij që keni në krah sepse përndryshe ai mund t’iu ikë nga duart dhe do vuani mjaft më pas. Duhet te mendoni edhe ta surprizoni në ndonjë moment. Ju beqarët do jeni entuziastë gjatë gjithë kohës dhe gati edhe për aventura kalimtare. Rëndësi ka që ju të ndiheni mirë. Në punë vërtet do lodheni e do stresoheni, por keni për të arritur atje ku e keni ëndërruar aq shumë. Të ardhurat do jenë mjaft inkurajuese dhe nuk do keni për çfarë të qaheni.

Ujori

Do jeni të pamotivuar gjatë kësaj dite dhe do prisni qetësisht ndryshimet. Mos u dekurajoni sido qe te shkojnë punët. Nëse keni një lidhje do dini si ta organizoni më së mirë çdo çast dhe do dashuroheni qetësisht. Nuk priten vrenjtësira në qiellin tuaj. Nëse jeni beqarë nuk do e ndieni ende nevojën për të pasur dikë në krah dhe do kaloni një ditë të këndshme vetëm falë miqve. Në pune për fat të keq nuk do ecni me ritme të shpejta dhe nuk do arrini dot atje ku keni menduar. Me shpenzimet do jeni të pakursyer dhe situata financiare do fillojë të trazohet pak. Bëni kujdes sepse nuk do merrni dot mbështetje nga të gjithë.

Peshqit

Inteligjenca dhe vendosmëria do ju çojnë atje ku dëshironi sot prandaj të gjithë do ju adhurojnë. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar një ditë të bukur. Do dini si t’i shprehni ndjenjat gjithë kohës dhe marrëdhënia në çift do mbetet e mirë. Nëse jeni beqarë do jeni shume përzgjedhës dhe nuk do kënaqeni me personat që do njihni. Në punë do e bëni çdo gjë me shumë përkushtim dhe nuk do ju dalin pengesa. Do mësoni edhe gjëra të reja sot nga ato që do arrini. Në planin financiar do ju gjeni zgjidhje problemeve tuaja pasi gjendja do përmirësohet mjaft nga një shumë e madhe që do iu japin familjarët./Prishtinapress/

Exit mobile version