-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Horoskopi 17 gusht 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Dielli do ua qartësojë shumë mendimet gjatë kësaj dite dhe do ndiheni gati për të marrë vendime të mëdha. E nesërmja do jetë edhe më e bukur për ju. Për ju të dashuruarit nuk do ketë aspak probleme, përkundrazi dielli do ua ngrohë zemrat dhe do mundoheni të bëni më të mirën për të dy palët. Ju beqarët nuk do jeni aspak në humor për të kërkuar dashurinë dhe do vazhdoni të keni një jetë normale. Në punë do jeni të devotshëm dhe nuk do hallakateni me gjëra të kota. Doni ta arrini sa më parë qëllimit dhe keni për t’ia dalë. Situata financiare do jetë e shkëlqyer. Përfitoni sa të mundni për të bërë investime.

Demi

Nuk do keni aspak konflikte me të tjerët sot dhe humori përgjithësisht do jetë goxha i qëndrueshëm. Nëse keni një lidhje, disa rreze dielli do e ngrohin ambientin e jetës tuaj. Në pjesën më të madhe të kohës do mbizotërojë dialogu, bashkëpunimi dhe respekti për njëri-tjetrin. Edhe për ju beqarët perspektivat do jenë goxha të mira. Në punë kolegët mund t’iu vënë edhe në situata delikate, por nuk duhet të dorëzoheni. Me pak më shumë përpjekje se zakonisht ju mund të arrini çdo qëllim që i keni vënë vetes. Sektori i financave do jetë i qetë dhe pa probleme. Mundohuni që për çdo shpenzim të tregoheni sa më të arsyeshëm që të mundeni.

Binjakët

Gjatë kësaj ditë do jeni të logjikshëm dhe të arsyeshëm. Do mendoni shumë për të ardhmen dhe nuk do nxitoheni. Ju të dashuruarit do jeni në humor të shkëlqyer dhe do e dashuroni si asnjëherë më parë atë që keni në krah. Çdo çast do jetë një aventurë më vete për ju. Nëse jeni beqarë do fiksoheni aq keq pas dikujt saqë do sëmureni ngaqë nuk do ja dilni dot ta tërheqin pas vetes. Në punë mos u justifikoni për hapat që do hidhni sepse më mirë se ju nuk e di askush tjetër si duhet vepruar. Jeni vërtet specialistë të fushës dhe do ua tregoni të gjithëve. Ekuilibri financiar nuk do pësojë asnjë lloj tronditjeje kështu që mund t bëni pa frikë disa investime të matura.

Gaforrja

Nëse dini si të silleni sot me të tjerët çdo gjë ka për t’iu ecur për mrekulli. Tregohuni sa më të logjikshëm në çdo moment. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mos e gënjeni për asgjë partnerin tuaj sepse keni për të pasur probleme shumë serioze më vonë. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat sa më shtruar edhe sikur dikush t’iu pëlqejë tej mase. Po u nxituat mund të bëni disa gabime të pafalshme. Në punë do jeni kompetentë për detyrat që do iu jepen dhe do kompensoheni për të gjitha arritjet që do realizoni. Në planin financiar gjendja do jetë shumë më e mirë se disa kohë më parë dhe mund të ndihmoni edhe familjarët.

Luani

Në mëngjes do ndiheni paksa nën presion, por me kalimin e kohës situata do normalizohet. Ju të dashuruarit do e forconi edhe më shumë bashkëpunimin me partnerin tuaj dhe do e keni më të lehtë t’i zgjidhni problemet që keni pasur. Ju beqarëve do iu jepen plot mundësi për të bërë ndryshime të statusit, por nuk do preferoni të hidhni hapa. Në punë do jeni gati të largoheni nga kompania ku jeni për të shkuar në një tjetër që ju ka bërë një propozim më të mirë. Atje do arrini më lart vetëm se duhet të bëni durim. Në planin financiar situata ka për të qenë shumë herë më e mirë se më parë. Të gjitha sakrificat dhe kujdesi i treguar do japin rezultat.

Virgjëresha

Vërtet do keni shumë dëshira sot dhe me mendjen tuaj do bëni plane, por ato nuk do mund t’iu realizohen. Për ju të dashuruarit Neptuni do pozicionohet keq dhe ka rrezik të bëheni xheloze edhe pa shkak ndaj atij që keni në krah. Kujdes me gjestet dhe fjalët sepse mund të keni pasoja. Ju beqarët duhet t’iu jepni një mundësi të dyte disa personave që iu kanë joshur edhe më parë. Tani gjërat kanë për të qenë shumë më ndryshe. Në punë do i merrni gjërat me frikë dhe do stepeni të hidhni hapa. Do ju duket gjithçka e vështirë. Me shpenzimet nuk duhet të bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni të varfëroheni.

Peshorja

Shumicën e kohës do jeni me nerva sot dhe nuk do dini të flisni qetësisht. Duke ulëritur gjithë kohës do futeni nëpër probleme. Mjedisi yjor për ju të dashuruarit ka rrezik t’ua ndërlikojë disi jetën. Nuk do mund të jeni për asnjë moment të qetë si më pare dhe do keni dyshime edhe për të ardhmen. Ju beqarët duhet ta hapni zemrën tuaj pasi mundësitë që do iu jepen do jenë fantastike. Në punë do jetë një ditë e zakonshme dhe me ndonjë vështirësi të vogël. Më të privilegjuar do jenë avokatët dhe punonjësit e policisë. Sektori i financave do jetë plotësisht i qetë dhe pa probleme. Ndihma e të afërmve ka për të qenë e vyer.

Akrepi

Pavarësisht kundërshtive të shumta që do keni sot, ju sërish do ja dilni mbanë të realizoni ato që mendoni dhe do arrini të organizoheni. Për ju të dashuruarit klime do jetë e favorshme për dialog dhe mirëkuptim. Do sqaroni sa hap e mbyll sytë të gjitha problemet në çift dhe do ndiheni shumë më mirë nga më parë. Ju beqarët, falë Neptunit dhe Uranit do realizoni takimin e ëndrrave dhe jeta do ju marrë tjetër drejtim. Në punë do jeni të vendosur për të realizuar një e nga një të gjitha objektivat, pavarësisht pengesave që do ju krijojnë ata që ju kanë inat. Financat do jenë goxha të mira, por duhet të kujdeseni gjithë kohës për to që gjendja të mbetet e tillë.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite mund të vini në pikëpyetje disa gjëra, por ama do keni edhe durimin për të folur me të gjithë e për të sqaruar gjithçka. Ki që keni një lidhje do jeni më të komunikueshëm me partnerin tuaj dhe do mund t’i zgjidhni edhe disa probleme të hershme të mbetura pezull deri më tani. Ju beqarët nuk do mundni dot ta gjeni princin e kaltër, por falë miqve nuk do kaloni një ditë të keqe. Në punë do keni më shumë energji se më parë dhe do mund të dilni nga situatat delikatë. Do keni besim tek vetja dhe nuk do ndaleni asnjë çast. Me shpenzimet mos u tregoni aspak impulsivë dhe sipërfaqësorë sepse do përballeni shpejt me pasoja të rënda.

Bricjapi

Do jeni shumë kureshtarë gjatë kësaj dite dhe do jeni të etur për të provuar gjëra të reja. Çdo çast për ju do jetë plot ngjyra. Ju të dashuruarit do përjetonin pafund momente të lumtura. Rreth orëve të paditës do mund të merrni edhe një surprizë të bukur nga partneri. Ju beqarët duhet të largoni sa më parë turpin nëse doni vërtet ta ndryshoni statusin. Në punë do e zgjeroni fushën e veprimit dhe sërish do keni sukses. Mund të nënshkruani edhe kontrata të reja. Financiarisht mund të keni momente të vështira, por me pak durim, këmbëngulje dhe maturi gjendja do fillojë të normalizohet.

Ujori

Gjatë kësaj dite, edhe falë mbështetjes së Hënës dhe Neptunit, do jeni shumë të arsyeshëm dhe do i bëni gjërat me radhë. Ju të dashuruarit do jeni tejet të përkujdesur ndaj partnerit tuaj dhe do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat sa më shpejt që të mundeni. Nëse jeni vetëm nuk do ndieni asnjë lloj mungese në zemrën tuaj dhe nuk do hidhni asnjë lloj hapi. Në punë do ecni me prioritete dhe plane. Gjithçka do ju realizohet ashtu si dëshironi dhe do jeni më optimistë se më parë. Financat do jenë të mira dhe e gjithë kjo falë mbështetjes së pakushtëzuar të familjarëve tuaj. Tregojuani vlerësimin që keni, mos e fshihni.

Peshqit

Ditë e vështirë dhe e mbushur me shumë sfida ka për të qenë kjo e sotmja. Jupiteri nuk do ju mbështesë, përkundrazi mund t’iu çojë në rrugë të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do bëni as përpjekjen më të vogël për ta përmirësuar marrëdhënien me partnerin. Situata do vazhdojë të jetë delikate. Dielli dhe Mërkuri do favorizojnë takimet për ju beqarët kështu që në çdo moment duhet t’i bëni sytë katër dhe duhet të përfitoni nga çdo moment. Në punë mirë është të planifikoni me kujdes çdo gjë para se të hidhni hapa. Financat nuk do jenë as të këqija, as në gjendjen më të mirë. Tregohuni gjithmonë të matur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img