Personalitete të larta shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe më gjerë kanë bërë homazhe pranë arkivolit të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Homazhet do të vazhdojë deri në orën 20:00 të mbrëmjes së ditës së sotme.
Afër arkivolit të Demaçit po qëndrojnë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës ndërsa për ngushëllime personalitetet shtetërore i kanë pritur familjarët.
Tri ditë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore brenda dhe jashtë vendit.