Home Lajme Homazhe në nderim të artistit të madh, Mirush Kabashi

Homazhe në nderim të artistit të madh, Mirush Kabashi

Sot po zhvillohen homazhe në nder të aktorit të njohur shqiptar, Mirush Kabashi, i cili ndërroi jetë dje pas një sëmundjeje të rëndë. Homazhet po mbahen në Muzeun Historik Kombëtar, nga ora 10:00 deri në 13:00.

Në shenjë respekti për aktorin, në homazhe kanë marrë pjesë artistë të njohur, kolegë të Kabashit, të afërm, dashamirës dhe përfaqësues të politikës shqiptare.

Vajza e tij, artistë të njohur, dashamirës të artit të tij kanë dhënë mesazhe për kontributin e paçmuar në teatër e kinematografi, por dhe si interpretues i shkëlqyer i poezisë shqiptare.

Exit mobile version