Site icon PrishtinaPress

Hollaj për detyrën e re si shefe e stafit të presidentes: Shpresoj t’i jap drejtësi përkushtimit të saj të palëkundur

Shefja e re e Stafit të presidentes së Kosovës, Lerata Hollaj, pas emërimit të saj në këtë detyrë, ajo është shprehur falënderuese.

Ndër të tjera ajo thotë se ka shpresë që do t’i jap drejtësi përkushtimit të palëkundur të presidentes për avancimin e interesave më të mira të Kosovës.

Kështu u shpreh Hollaj në llogarinë e saj në X.

“E nderuar thellësisht nga presidentja, Vjosa Osmani për besimin e saj teksa futem në rolin e Shefes të Shtabit të saj”.

“Duke marrë këtë rol të ri, shpresoj t’i jap drejtësi përkushtimit të saj të palëkundur për avancimin e interesave më të mira të Republikës së Kosovës”.

Exit mobile version