-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Holandë/ 18 ditë i shtrirë në spital, përmirësohet gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit

Ish kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dy herë i është nënshtruar operimeve në Holandë.

Fillimisht, Gucati është operuar më 18 tetor dhe së fundi më 4 nëntor.

Djali Hysniut, Musli Gucati ka thënë për Indeksonline se prindi i tij është që 18 ditë në spital, por thotë se i është përmirësuar gjendja shëndetësore.

“Po jemi në kontakt të vazhdueshëm çdo dite përmes telefonit dhe Zoom. Para një jave kane qenë në vizitë në spital nëna dhe vëllai, është ende ne spital. Ka pasur përmirësim të vazhdueshëm, do të qëndroj edhe për disa ne spital, kujdesi nga ana e mjekëve nuk ka munguar, ka qenë një kujdes i madh ndaj tij”, ka thënë Musli Gucati për Indeksonline.

Hysni Gucati deri tash është operuar rreth 30 herë nga plagët e luftës.

Procesi gjyqësor ndaj Gucatit tashmë ka përfunduar në shkallë të parë.

Kreu i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati ishte shpallur fajtor nga Gjykata Speciale për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar, ai është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e paraburgimit./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img