0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Holanda, e gatshme të nisë trajnimin e pilotëve ukrainas

Holanda dëshiron që të trajnojë pilotët ukrainas për operimin e avionëve luftarakë F-16, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kështu u tha në letrën që ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, i dërgoi Parlamentit të këtij shteti më 24 maj.

Trajnimi do të koordinohej me Belgjikën, Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar, tha Ollongren, duke shtuar se edhe shtetet e tjera mund të bashkohen në këtë proces.

Të martën, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se trajnimi i pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve F-16 nuk do ta bënte NATO-n pjesë të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Një ditë më herët, diplomatët e lartë rusë thanë se transferimi i avionëve F-16 në Ukrainë do të ngrinin pyetje lidhur me rolin që NATO-ja ka në konflikt.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, u pajtua që të mbështesë programet e trajnimit për pilotët ukrainas dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e siguroi presidentin amerikan se avionët F-16 nuk do të përdoreshin për sulme brenda territorit rus.

Perëndimi ka thënë se dëshiron të ndihmojë Ukrainën që ta mposhtë Rusinë, e cila nisi pushtimin e fqinjit të saj në shkurt të vitit të kaluar. Megjithatë, zyrtarët perëndimorë vazhdimisht kanë insistuar se nuk duan të nxisin një konfrontim direkt midis NATO-s, aleancës perëndimore ushtarake të mbështetur nga SHBA-ja, dhe Rusisë./REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img