Federata Shqiptare e Futbollit, të mërkurën ka marr një dënim prej 44 mijë eurove nga UEFA, për ndeshjen Shqipëri – Poloni.
Sipas UEFA-së, FSHF-ja është gjobitur me 30 mijë euro për “ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e gjësendeve dhe akte dëmtuese në duelin me Poloninë, dhe me 14 000 euro të tjera FSHF-ja është dënuar për shkak të bllokimit të rrugëve publike, shkruan IndeksOnline.
Ditën e sotme Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka identifikuar personat që kishin hedhur fishekzjarre në ndeshjen Shqipëri – Poloni.
Ky komision ka vendosur ti ndalohet hyrja në stadium në veprimtari të organizuara nga FSHF, UEFA e FIFA për një periudhë të pakufizuar disa tifozëve.
“Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen Shqipëri – Poloni të zhvilluar më datë 10.09.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 66 të statutit të FSHF , Nenit 59 e vijues të KDE,
VENDOSI:
- Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF, UEFA e FIFA për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
– Gerti Lleshi
– Rinor Grajveci
– Edmond Hyseni
– Almir Dubovci
– Berat Maloku
- Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
- Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit.’, thuhet në vendim.