-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Hodaj: Gjykata Speciale ka marrë vendim për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit

Avokati Taulant Hodaj, tha se një vendim për aktakuzat ndaj presidenti Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës është marrë tashmë nga Gjykata Speciale.

“Tash ka kaluar koha e konfirmimit ose moskonfirmimit. Një vendim është marrë gjithsesi për këtë aktakuzë. Ai vendim është ose konfirmim i aktakuzës, hedhje e aktakuzës, apo konfirmim i pjesshëm ose hudhje e pjesshme e aktakuzës. Vendimi është marrë. Gjithsesi është marrë vendimi”, tha avokati Hodaj, në Klan Kosova.

Hodaj theksoi se publikimi i vendimit parimisht bëhet menjëherë por ai dha edhe arsyet se për çfarë mund të shtyhen publikimi i vendimit.

“Parimisht publikimi bëhet menjëherë pas konfirmimit, përjashtimisht aty thotë kur ekziston rreziku i ikjes, trazira sociale, atëherë me propozim të Prokurorit të Specializuar dhe me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake, mund të shtyhet publikimi. Aty është një vendim që është shtyrë ky publikim dhe ata do ta marrin vesh këtë pas një kohe, por këto janë bazat që parashihen me rregullore. Nëse i shohim bazat dhe është bërë kjo dhe para katër muajve është bërë publikimi i emrave atëherë bie në një lloj kontradiktë me atë se pse është bërë ajo para katër muajve, publikimi i emrave ndërsa tani shtyrja”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img