Site icon PrishtinaPress

H&M hap dyert më 30 mars në Prishtina Mall

Kompania suedeze e modës H&M hap dyert e dyqanit të saj të dytë në Kosovë të enjten, 30 mars në orën 11:00 në Prishtina Mall.

H&M do t’iu ofrojë modë, inspirim dhe frymëzim për të gjithë familjen në një sipërfaqe prej 2.144 m2.

Në ditën e hapjes së madhe klientët do të kenë mundësinë të marrin deri në 50% zbritje në artikuj të zgjedhur, nga 30 marsi deri më 2 prill, ndërsa 100 klientët e parë do të marrin kupon dhuratë H&M me vlerë 15€.

Për më tepër, për të gjitha blerjet deri më 2 prill, klientët do të marrin15% zbritje për një artikull të zgjedhur, që mund të shfrytëzohen gjatë nga 24 deri më 27 prill.

H&M do të festojë hapjen me shumë surpriza për klientët, një DJ të veçantë që do të ringjall ritmin e ditës dhe prezantimin e koleksionit tëri pre-Spring.

Dyqani i ri H&M në Prishtinën Mall do të ofrojë një gamë të gjerë të produkteve të modës aktuale dhe trendet e fundit sezonale për të gjithë familjen, duke i ftuar klientët të eksplorojnë dhe të krijojnë stilin e tyre personal me veshje të modës së përditshme me cilësi të lartë dhe çmime të përballueshme.

Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni në communications.xk@hm.com

Exit mobile version