-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Historiku i “miqësisë” së Liburn Aliut me UBT-në

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu sot njoftoi për nënshkrimin e një marrëveshjeje me kolegjin UBT, aty edhe ku merr një pagë të majme – më shumë se 1000 euro në muaj si profesor.

Përveç ministër e profesor Aliut, në nënshkrimin e marrëveshjes shihet edhe shefja e kabinetit të tij, Rineta Jashari – e cila po ashtu merr një pagë prej 800 euro si ligjëruese në këtë kolegj.

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është duke e favorizuar hapur kolegjin UBT, nga i cili merr një pagë të majme si profesor. Historia e favoreve të tij që po ia bënë kolegjit privat, si person publik daton që nga koha kur ishte drejtor i Urbanizmit në komunën e Prishtinës.

Sikurse sot, më datë 9 shkurt 2017, pronari i UBT’së, Edmond Hajrizi ishte shfaqur në një takim me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Liburn Aliu, me të cilin kishin bashkëbiseduar për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Prishtinës, për fusha me interes për kryeqytetin, banorëve të saj, studentëve, si dhe stafit në përgjithësi.

Në këtë takim, ndër të tjera, është biseduar edhe për mundësinë për kryerjen e praktikës së studentëve të UBT-së në Komunën e Prishtinës, bashkëpunimi në projekte hulumtuese si dhe në analiza.

Në shtator të vitit të kaluar, ministri Aliu ishte shfaqur krah punëdhënëset të tij në një tjetër eveniment.

Në ambientet e qendrës së UBT-së në Prishtinë, me organizim të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, UBT kishte mbajtur debatin për projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit.

I pranishëm në këtë debat ishte rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dekani i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, dr. Lulzim Beqiri, si dhe profesorë të tjerë të UBT-së.

Gjatë këtij debati u diskutua mes rektorit, ministrit dhe të pranishmëve të tjerë për rëndësinë e një ligji të tillë, si dhe për rolin dhe mundësinë që të bëhen përmirësime në këtë projektligj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img