Site icon PrishtinaPress

HISTORIKE: Kroacia është në finale të Kupës së Botës

Kombëtarja e Kroacisë ka shkruar historinë duke arritur finalen e madhe të Kupës së Botës pas fitores 2:1 ndaj Anglisë me përmbysje të rezultatit në ‘Luzhniki’ të Moskës, në një ndeshje dramatike që u vendos pas 120 minutave.
‘Të Zjarrtit’ janë ekipi i dytë finalist në Kupën e Botës, duke iu bashkuar Francës që një ditë më parë e mundi Belgjikën.

Kjo ndeshje dhuroi emocione të mëdha qysh në minutat e parë, kur Anglia shënoi për epërsinë 1:0

Ishte Kieran Trippier që në minutën e 5’ me një super-gol nga gjuajtja e lirë kaloi në epërsi Anglinë.

Anglia në minutën  30’ ka mundur shumë lehtë të dyfishoi epërsinë, sikurse sulmuesi Harry Kane të tregohej më i vëmendshëm para portës së kroatëve.

Me epërsi 1:0 në të mirë të Anglisë, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.

Kombëtarja e Kroacisë arriti që të rikthehet në lojë në minutën e 68’ të pjesës së dytë, kur Perisic zuri në ‘gjumë’ mbrojtjen angleze, për të barazuar në 1:1 rezultatin.

Pas këtij goli, Kroacia mori në kontroll lojën duke provuar të gjejë golin e fitores, por që nuk ia doli ta bënte.

Me rezultatin 1:1, të dy kombëtaret shkuan në vazhdimet dy herë nga 15 minuta.

Minuta e 98’ në vazhdime, solli mundësi ideale për Anglinë kur Stones tentoi me kokë, e më kokë nga vija e portës e largoi topin Vrsjalko.

Pjesa e dytë e vazhdimeve, solli lavdinë për kroatët që shënuan golin e fitores me anë të sulmuesit Mandzukic, për të shkuar në finale të Kupës së Botës për herë të parë në histori të kombit të tyre.

Në finalen e së ditës, Kroacia takohet me Francën.

Exit mobile version