Site icon PrishtinaPress

Historiani serb: Lugina ka rëndësi të madhe për Serbinë, s’mund të shkëmbehet me veriun e Kosovës

Duke folur për mundësinë e shkëmbimit të veriut të Kosovës me me Luginën e Preshevës, historian serb, Milan Protiq, ka thënë se kjo është një alternativë e cila nuk do t’i shkonte për shtati Serbisë.
Në një intervistë për “Blicin” serb, Protiq ka thënë se një ide e tillë do të ishte e dëmshme dhe njëkohësisht e dobët, transmeton lajmi.net.

Madje ai bën një krahasim mes serbëve të veriut dhe atyre të ‘Perëndimit të Egër’ në Amerikë.

“Veriu i Kosovës, është sikur të thuash një perëndim i egër në një krahinë të civilizuar, dhe ky është problemi më i madh”, ka thënë ai.

Megjithatë, Potriq shton se vizioni i tij për marrëveshjen finale mes dy vendeve do të ishte pranimi i pavarësisë së Kosovës, e cila Serbisë do t’i siguronte anëtarësimin në BE, dhe që njëkohësisht sipas tij do të mundësonte lëvizjen e serbëve të veriut në Serbi, dhe të shqiptarëve të Jugut në Kosovë.

Siq thotë ai, Serbia duhet të zgjedhë mes të dyjave ose asnjërës.

“Jugu, ose Lugina është shumë e rëndësishme për Serbinë sepse aty mund të kalohet në autostradë, dhe nëse Serbia e humb fushën e Vardarit-Moravës, ajo e ka humbur shtëpinë e saj të fuqishme”, ka thënë ai.

E megjithatë, sipas historianit serb është e pamundur që të dyja këto regjione të jenë pjesë e Serbisë.

Kujtojmë se kundër korrigjimit të kufijve tashmë është vetëm Gjermania.

Ndërkaq, nga zyrtarë amerikanë është thënë se Kosovës dhe Serbisë i duhet dhënë hapësirë për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Exit mobile version